Page 25 - Demo
P. 25
TEMA 2Shkathtësitëe të punuaritNë këtë tematikë, nxënësit aftësohen për të skicuar dhe ndërtuar sistemin e çikrikut – rrotullës së palëvizshme dhe vinçit, duke përdorur materiale të thjeshta. Gjithashtu, ata krijojnë modele të ndryshme, duke paraqitur polimeret, si dhe krijojnë bioplastikën me anë të materialeve të thjeshta. Më tej, nxënësit kryejnë përpunime në forma të ndryshme të objekteve me materiale artificiale, si dhe materiale të ndryshme të riciklueshme, p.sh. vazo, lule etj. Po në këtë tematikë, nxënësit zbatojnë ide dhe krijojnë projekte të ndryshme me materiale, si: vizore, laps, lamë prerëse, ngjitës, bojëra, plastikë, pllaka kompensate, fije, markera etj. Në fund të tematikës, ata krijojnë dhe përdorin instrumentet matëse për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sipas nevojës, si dhe kryejnë detyra praktike për të ilustruar përdorimin e instrumenteve matëse dhe funksionin e tyre.

