Page 27 - Demo
P. 27
Materialet që nevojiten:• dy kapakë shishesh plastike;• shirit ngjitës;• një gozhdë e gjatë;• karton i fortë, 15 mm i gjerë dhe 40 mm i gjatë;• një gozhdë e vogël.Hapat: 1. Ngjitini dy kapakët e shisheve mes tyre, duke formuar tamburin. Shponi dy vrima në mes të të dyja anëve të tamburit. Boshti i çikrikut kalon nëpër këto vrima.2. Pritni një copë kartoni të fortë për manivelën, 15 mm të gjerë dhe 40 mm të gjatë.3. Gozhdën e gjatë shtyjeni përmes njërës anë të manivelës dhe kalojeni përmes qendrës së tamburit, derisa të dalë në anën tjetër.4. Gozhdën e vogël vendoseni në pjesën e sipërme të manivelës, duke e përdorur si dorëz.Montimi i çikrikut në strukturëDemontojeni çikrikun dhe hiqni tamburin. Vendosni tamburin mes dy strukturave A dhe shtyni gozhdën tejpërtej (fig. 5).Ndërtimi i levës ngritëse1. Shponi nga një vrimë në të dyja kornizat A, rreth 10 mm lart.2. Bëni një vrimë në levën e ngritjes, në mes, si në figurën 6.3. Vendosni një gozhdë të madhe si pikë mbështetëse të levës në dy kornizat A dhe bashkoni levën ngritëse me dy kornizat e tjera.4. Vendosni një gozhdë tjetër për të mbajtur levën ngritëse, si në figurën e mëposhtme.1. Si përdoret ky sistem për ngritjen e peshave?2. Çfarë ndikon në qëndrueshmërinë e kornizave A?3. A mund ta ndryshoni dizajnin, në mënyrë që leva ngritëse të bëhet e lëvizshme?4. Cila makinë tjetër përdor sistemin e rrotullave?PROVONI VETENMontimi i sistemit të rrotullave1. Vendosni dy grepa perdesh në levën e ngritjes, njërin në të djathtë dhe tjetrin në të majtë. Në këta grepa do të rrëshqasë spangoja.2. Shponi një vrimë në anën e poshtme (djathtas) të levës. Futni skajin e spangos dhe lidheni nyjë. 3. Mbështilleni disa herë anën tjetër të spangos nëpër tambur. 4. Rrotulloni manivelën, derisa pesha në anën e djathtë të qëndrojë në ajër.150 mm14 mm14 mm24 mm23 mm123 mmVendosja e tamburit mes dy strukturaveFig. 5Fig. 6 Ndërtimi i levës ngritëse25TEMA 2 SHKATHTËSITË E TË PUNUARIT

