Page 30 - Demo
P. 30
Përshkrim: Në këtë aktivitet, nxënësit krijojnë një bioplastikë të thjeshtë nga mielli i misrit. Ky mësim ofron gjithashtu një mundësi për të diskutuar përparësitë dhe mangësitë e bioplastikës dhe mënyrën si i përdorim burimet tona natyrore (fig. 1).prodhon materialin plastik nëpërmjet procedurave të thjeshta, me materiale, si: qumështi, uthulla dhe mjete të tjera të nevojshme.Plastika prodhohet nga nafta, lëndë djegëse fosile dhe burim i paripërtëritshëm. Me qëllim ruajtjen e mjedisit, produktet plastike po prodhohen gjithnjë e më shumë nga biomasa, që përbëhet nga burime të ripërtëritshme, të cilat janë nënprodukte të prodhimeve bujqësore. Çfarë dini tjetër për biomasën?AKTIVITETbioplastika, procedura, uthulla, qumështi, punë në grup.FJALË KYÇE:Bioplastika është një lloj plastike e bërë nga materiale të ripërtëritshme, biologjike, si: niseshteja, celuloza, vajrat ose proteinat. Bioplastika përmban pak ose aspak naftë dhe për këtë arsye, produkte të tilla janë të biodegradueshme. Kur bioplastika ekspozohet ndaj mjedisit (rrezet e diellit, nxehtësia, uji, mikroorganizmat), ajo shpërbëhet në komponime si dioksidi i karbonit dhe uji.Lëndët e para me bazë agrobujqësore -bimë që janë të pasura në karbohidrate, si misri dhe kallamsheqeri.Lëndët e para me celulozë drusorebimë që nuk mund të përdoren për prodhimin e ushqimit për njerëz apo kafshë.Biorafineri\biomasën në energji dhe nënprodukte të tjera të dobishme.Lëndët e para prej mbetjesh organikeFig. 1 Krijimi i bioplastikës nga mbetjet organikeFig. 2 Skema e krijimit të bioplastikësNxënësi/ja:28Krijimi i bioplastikës me materiale të thjeshta 2.3

