Page 32 - Demo
P. 32


                                    Punimi 1 - VazojaNë këtë aktivitet, do të përdorim një shishe uji plastike, do të heqim pjesën e sipërme të shishes dhe do ta presim në shirita vertikalë.Duke i lakuar dhe palosur shiritat, krijohet një dizajn dekorativ dhe shishja e plastikës transformohet në vazo (fig.1).Mund të përdorim shishe me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, për të krijuar larmi vazosh. Pjesën e sipërme të shishes e ruajmë për aktivitete ose punime të tjera.Materialet e duhura: • shishe plastike; • gërshërë. kryen përpunime në forma të ndryshme të objekteve me materiale artificiale, brenda dhe jashtë klasës.krijimtari, materiale artificiale, mjete, vazo.FJALË KYÇE:Udhëzime:1. Marrim shishen plastike, e pastrojmë dhe i heqim etiketën. Presim pjesën e sipërme të shishes, i heqim afro 8 cm.2. Fillojmë ta presim pjesën e poshtme me gërshërë në shirita nga 6 milimetra gjerësi.3. I lakojmë dhe i palosim të gjithë shiritat, derisa t’i drejtojmë me fundin e shishes.4. Kapim një shirit dhe e lakojmë mbi shiritin pranë tij dhe deri te dy shiritat e ardhshëm. Kjo krijon formën e skajit të vazos. Vazhdojmë të veprojmë njësoj edhe me shiritat e tjerë.5. Në fund, do të kemi një vazo të bukur, si në fotografinë e mëposhtme.Për të parë se si ndërtohet një lule dekorative me materiale plastike, referojuni fletës së punës të mësimit përkatës.Fig. 1 Modeli i vazos plastikeFig. 2 Modeli i krijuarHapi 1Hapi 2Hapi 3Hapi 4xcvxcvxcv 0.0Nxënësi/ja:30Punimi i objekteve me materiale artificiale 2.4
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36