Page 35 - Demo
P. 35


                                    Instrumentet matëse shërbejnë për të realizuar matje. Matjet janë procese, me anë të të cilave marrim informacione të sakta rreth një objekti (përmasat), për distancën, kohën, temperaturën etj. Çdo matje bëhet me instrumente të veçanta dhe gjithashtu shprehet me njësi të caktuara, të cilat gjithashtu përfshijnë nënfishat dhe shumëfishat e tyre për shembull, përmasat e një objekti, në varësi të madhësisë, mund të maten me: milimetra, centimetra apo metra. Distancat e rrugëve maten me metra dhe kilometra. Koha matet me orë e sekonda, masa me gramë, kilogramë, tonë etj.Matja e përmasave realizohet me anë të metrit, vizores, metrit-shirit, metrit-rulon etj. Njësia e matjes së përmasave shprehet me metër ose nënfishat dhe shumëfishat e tij. Metri është në formën e shiritit, i ndarë në seksione të vogla. Seksioni më i vogël tregon 1 mm. kryen detyra praktike për të ilustruar përdorimin e instrumenteve matëse dhe funksionin e tyre.Shikoni figurën dhe tregoni përse shërben ky mjet? A dini ta përdorni? 1. Provoni të krijoni një peshore të thjeshtë, të ngjashme me modelin në figurë.Krijoni disa gurë peshe dhe shkruani masën përkatëse te secili prej tyre. Merrni disa ushqime të vogla, të paketuara, ku tregohet dhe masa e tyre. Matni masën e tyre me peshoren tuaj dhe krahasoni matjet me masën e treguar në paketim. Rezultatet paraqitini në një tabelë. Diskutoni rezultatet. 1. Matni me vizore përmasat e objekteve që ndodhen në klasë, si p.sh.: banka, dollapi, dërrasa e zezë, dera. Krahasoni matjet tuaja me matjet e shokëve. A janë të njëjta? Nëse jo, si mendoni, ku qëndron gabimi, te matja apo tek instrumenti matës? Diskutoni me njëri-tjetrin.2. Bëni matjen e pllakave të dyshemesë dhe llogaritni sipërfaqen e klasës. Si do të veproni për të kryer llogaritjen?AKTIVITETAKTIVITETAKTIVITETmatje, instrument matës, metër, kronometër, peshore.FJALË KYÇE:1 cm = 10 mmMatja e masës realizohet nëpërmjet peshores (kandarit). Njësia e matjes së masës shprehet me gram (g), kilogram (kg), kuintal (kv), ton (t). Peshoret janë të llojeve të ndryshme: elektronike, me bateri, mekanike (me gurë peshe). Instrumentet matëseFig. 1 Vizorja1 m = 100 cm; 1 cm = 10 mm; 1 mm = 1000 mikronë33Nxënësi/ja:Përdorimi i instrumenteve matëse 2.6
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39