Page 36 - Demo
P. 36
Matja e kohës bëhet me anë të orës. Orët janë të tipave të ndryshëm: me akrepa, me bateri, me lavjerrës, elektronike etj. Njësia e matjes së kohës shprehet me sekonda (sek), minuta (min) dhe orë. Pajisje për të regjistruar kohën është dhe kronometri (fig. 2). Ka dy lloje kronometrash: analogë dhe digjitalë. Kronometri analog ka akrepa për të treguar kohën, ndërsa digjitali e shfaq atë në një numër të vogël ekrani. Ndryshe nga orët e murit apo të dorës, kronometrat nuk tregojnë orën e ditës. Në vend të kësaj, ai i tregon personit se sa kohë iu desh për të kryer një detyrë të caktuar. Këtë e bën duke përdorur butonat e nisjes dhe të ndalimit. Në thelb, kur aktivizohet butoni i nisjes, kronometri do të fillojë të gjurmojë kohën derisa të klikoni stop.Një kronometër dore, zakonisht shfaq kohën e marrë në minuta, sekonda dhe një të qindtën e sekondës. Kronometri modern mund të regjistrojnë kohën deri në një të miliontën e sekondës, për më shumë saktësi.1. Tregoni çfarë janë instrumentet matëse. Jepni shembuj.2. Cili është funksioni i peshores? Si është e ndërtuar ajo? PROVONI VETEN1. Mund të bëni një garë vrapimi ose mund të organizoni një lojë që kërkon shpejtësi. Nxënësit ndahen në tri skuadra. Në secilën skuadër, një nxënës do të bëjë matjen e kohës me kronometër. Nxënësit e tjerë realizojnë garën. Fituesit e parë të secilës skuadër, garojnë së bashku për të nxjerrë fituesin e parë të klasës. Në mungesë të kronometrit, mund të përdorni aplikacionin nga celulari Clock / Stopwatch. Ose shkarkoni nga Google Play aplikacionin Analogue Stopwatch.AKTIVITETFig. 2 Kronometri34TEMA 2 SHKATHTËSITË E TË PUNUARIT

