Page 37 - Demo
P. 37


                                    Dinamometri Në këtë mësim praktik, do të mësoni se si të krijoni vetë një dinamometër dhe më pas do të bëni matje me të. Para së gjithash, është e rëndësishme të dini se çfarë është, për çfarë shërben dhe se si funksionon një dinamometër. Dinamometri është një instrument që shërben për të matur forcën dhe peshën e një objekti (fig. 1).Si funksionon dinamometri Dinamometri e bazon punën e vet në elasticitetin e një suste. Duhet të kujtojmë se forca e shtrirjes së një suste ndjek ligjin e elasticitetit të Hukut (Robert Hooke – shkencëtar anglez që jetoi në shekullin e 17-të). Sipas këtij ligji, deformimi që ndodh në një sustë ose në një trup tjetër elastik, është në përpjesëtim të drejtë me forcën (tensionin) që ushtrohet në trup. Njësia matëse për instrumentin është njutoni (N), që është njësia ndërkombëtare për matjen e forcës.Dinamometrat përbëhen nga dy grepa ose unaza, një në çdo cep të matësit të forcës. Një nga këta grepa është ngjitur në një cilindër, i cili, nga ana tjetër, është i varur në një sustë. Ky cilindër përmban një shkallë të shënuar. Kështu, kur varni një objekt në grep, susta do të fillojë të shtrihet dhe cilindri do të zbresë, duke shënuar forcën e ushtruar mbi objektin me peshë. Dinamometri përdoret gjerësisht në testimin e materialeve kur matet forca e tyre. Dinamometri bën të mundur përcaktimin e masës së forcës, në të cilën mostra nuk i reziston më ngarkesës së forcave. Le të shikojmë se si mund të krijoni vetë një dinamometër. Mjetet e punës: • 1 sustë;• 2 kapëse letre metalike;• 1 shirit kartoni;• 1 gotë plastike; • fije peri ose spango; • stilolaps;• gurë peshe 100 g (ose trupa me peshë ekuivalente).Hapat:Për krijimin e dinamometrit ju ndihmon videoja në linkun: https://youtu.be/cCZZk2EvzF4.krijon dhe përdor instrumentet matëse për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sipas nevojës.A mund të thoni se çfarë është dinamometri dhe përse shërben ai?AKTIVITETdinamometër, forcë, njuton, peshë, sustë.FJALË KYÇE:Fig. 1 DinamometriFig. 2 Mjetet e punës35Nxënësi/ja:Krijimi i dinamometrit dhe matja 2.7
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41