Page 38 - Demo
P. 38
PROVONI VETENMontimi i instrumentit matësSi fillim do të vendosim në të dyja anët e sustës dy kapëset metalike (hapi 1). Gotës plastike duhet t’i bëjmë një vrimë për të lidhur perin, i cili do të shërbejë si urë lidhëse midis gotës dhe njërës kapëse metalike. Kapësja tjetër metalike do të fiksojë sustën mbi shiritin e kartonit (hapi 2).Krijimi i shkallës së njësisë matësePasi kemi bashkuar çdo pjesë të dinamometrit, tani duhet të krijojmë shkallën e njësisë matëse. Për këtë do të na ndihmojë guri i peshës. Vendosim gurin e peshës brenda në gotë dhe shënojmë me laps zhvendosjen e sustës. Pasi kemi vendosur gurin e parë 100 g, vendosim të dytin brenda ne gotë dhe shënojmë përsëri me laps zhvendosjen e re të sustës. E përsëritim këtë veprim, duke shtuar gurët e peshës një e nga një dhe duke shënuar kështu të gjitha zhvendosjet e sustës (hapi 3).Përcaktimi i njësisë matëse Pesha është forca me të cilën Toka tërheq objektet në sipërfaqen e saj. Ajo matet me njuton dhe gjendet me formulën P = m · g, ku m është masa (në kg), në rastin tonë guri i peshës 0,1 kg dhe g është konstantja e forcës gravitacionale 9,8 m/s² ~ 10 m/s2.P = 0,1 x 10 = 1 N.Zbatojmë formulën edhe për 200 g, 300 g, për çdo gurë peshe që kemi vendosur, dhe në çdo shenjë të vijëzuar do të shënojmë 1 N, 2 N e kështu me radhë. Pasi kemi njehsuar edhe njësitë matëse në shirit, dinamometri ynë është gati për matje (hapi 4).1. Provoni të varni në dinamometër trupa të ndryshëm dhe matni forcën e tyre. Matjet hidhini në tabelë.Objekti Masa (gr) Forca (N)2. Cili trup ka forcën më të vogël?3. Cili trup ka forcën më të madhe?4. Deri në sa njutonë mat instrumenti juaj?________________________________________________________________________________________________________________________________________________Përcaktimi i shkallës së njësisë matëseFig. 3Hapi 1Hapi 2Hapi 3Hapi 4Montimi i instrumentit matësPërcaktimi i shkallësPërdorimi i dinamometrit për matje36TEMA 2 SHKATHTËSITË E TË PUNUARIT

