Page 40 - Demo
P. 40
IdejaNjë nga aspektet më të rëndësishme të një projekti është ideja. Vizatimi i dizajnit/ideve është ndoshta aspekti më i këndshëm i punës së projektit. Kjo është pjesa në të cilën duhet të tregoni imagjinatën. Blerësi do të shikojë nga afër idetë tuaja, mënyrën se si i prezantoni ato dhe cilësinë që përfshini te secila. Zakonisht, krijohen minimalisht katër ide, të vizatuara mirë dhe të sqaruara. Idetë fillestare mund të përmirësohen vazhdimisht.zbaton inicimin dhe skicimin e idesë.Kujtoni nga klasa e gjashtë, cilat janë fazat për realizimin e një projekti? Diskutoni në klasë.AKTIVITETide, skicë, vizatim teknik.FJALË KYÇE:1. Hulumtoni me shumë kujdes idetë/produktet që ekzistojnë tashmë. Interneti është burim i mirë për hulumtim. Njohja e modeleve ekzistuese do t’ju ndihmojë të dizajnoni produktin tuaj origjinal dhe novator.2. Gjithmonë përfshini shumë shënime.a) Çfarë mendoni për dizajnin dhe ngjyrat?b) Sa do të kushtojë produkti?c) A do ta blinit ju? Sa i dobishëm do të jetë?d) A i përgjigjet ideja juaj problemit të projektimit?e) A është dizajni shumë i madh apo i vogël?f) A është projektuar në mënyrë ergonomike?g) A do t’i përshtatet kategorisë së moshës për të cilën është projektuar?h) Çfarë materialesh do të përdoren në prodhimin e tij? A janë të përshtatshme?Vizatimi i dizajnitFig. 10.0Nxënësi/ja:38Ideja dhe skica 3.1

