Page 42 - Demo
P. 42


                                    Objektet 2D dhe 3DNe jemi të rrethuar nga objekte të formave dhe madhësive të ndryshme. Ekzistenca e objekteve mund të jetë në dimensione të ndryshme (D). Disa objekte ekzistojnë në 2D ndërsa disa objekte të tjera ekzistojnë në 3D (fig. 1). Dallimi kryesor midis formave 2D dhe 3D është se format 2D kanë vetëm dy dimensione (gjatësinë dhe lartësinë). Ato ekzistojnë vetëm në një rrafsh të vetëm, prandaj quhen figura rrafshi ose objekte të rrafshëta. Ato mund të kenë sipërfaqe, por jo vëllim.Shembuj të formave 2D janë: katrori, drejtkëndëshi, trekëndëshi, rrethi, fleta e letrës, copat tekstile, gjethet etj.Ndryshe nga format 2D, format 3D kanë ose ekzistojnë në 3 dimensione (gjatësia, gjerësia dhe lartësia). Objektet tredimensionale kanë sipërfaqe dhe vëllim. Format 3D përfshijnë: sferën, kubin, konin, kuboidin, piramidën etj. Ne mund të shohim objekte tredimensionale kudo që ndodhemi. Rreth nesh ka objekte të ndryshme 3D, si: drurët, tavolinat, karriget, shishet, laptopët, kamerat, ndërtesat, topat, kutitë. krahason objektet dy- dhe tredimensionale në shkollë dhe jashtë saj.Vizatoni një katror, një trekëndësh, një rreth, një kub, një piramidë, një sferë. Krahasojini vizatimet e bëra dhe diskutoni si duken ato? Cilat nga vizatimet janë të ngjashme? Argumentoni pse.AKTIVITETobjekt, objekte 2D, objekte 3D, vizatim, pamje izometrike, pamje ortogonaleFJALË KYÇE:Dallimi midis formave 2D dhe 3DDallimi mes formave 2D dhe 3D është se të gjitha skajet e formave 2D janë lehtësisht të vëzhgueshme. Nga ana tjetër, disa nga skajet në forma 3D janë të fshehura. Ekzistojnë dallime të ndryshme mes këtyre dy formave, të cilat janë paraqitur në tabelën e dhënë më poshtë.Gjatësia GjatësiaLartësiaLartësiaFormat Gjerësia2D dhe 3DFig. 1Nxënësi/ja:40Objektet 2-dimensionale dhe 3-dimensionale – Krahasimi i tyre 3.2
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46