Page 43 - Demo
P. 43
TABELA 1 DALLIMET KRYESORE MIDIS FORMAVE 2D DHE 3DFORMAT 2D FORMAT 3D2D i referohet një objekti dydimensional. 3D i referohet një objekti tredimensional.Ekzistojnë vetëm 2 dimensione të objektit Ekzistojnë 3 dimensione të objektit.Ato mund të jenë të pranishme në boshtin x-y ose x-z ose y-z. Ato ekzistojnë në boshtin x, y dhe z.Ato kanë vetëm sipërfaqe. Ato kanë sipërfaqe dhe vëllim.Të gjitha skajet e objektit shtrihen në të njëjtin rrafsh. Skajet e objektit mund të ekzistojnë në rrafshe të ndryshme.Ato kanë vetëm gjatësi dhe lartësi. Ato kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi.Shembuj: trekëndësh. katrori, rrethi, rombi etj. Shembuj: romboidi, kuboidi, piramida etj.Vizatimet 2DFormat 2D mund të paraqiten me anë të vizatimeve 2D, që përfshijnë dy dimensione (gjatësinë dhe lartësinë, ose gjatësinë dhe gjerësinë). Vijat janë plotësisht të dukshme në vizatimet 2D. Objekti 2D nuk mund të ekzistojë në rrafshin e tretë, për shembull, nëse një katror ekziston në rrafshin x-y, atëherë ai nuk do të jetë i pranishëm në boshtin z.Vizatimet 3DObjektet 3D ose tredimensionale janë objekte që ekzistojnë në 3 dimensione. Ato kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Ekzistenca e objektit 3D mund të jetë në 3 rrafshe të ndryshme njëherësh. Në vizatimet 3D, jo të gjitha vijat janë të dukshme, disa janë të fshehura për shkak të mbivendosjes. Trupat trepërmasorë mund të paraqiten me anë të vizatimeve 3D (pamja izometrike) dhe 2D (pamja ortogonale) (fig. 2). Pamja izometrike tregon paraqitjen e trupit në hapësirë. Pamja ortogonale paraqet vizatimet 2D, që përfshijnë pamjen e sipërme, pamjen anësore, pamjen e poshtme ose të përparme të trupit.PROVONI VETEN1. Listoni disa nga format dydimensionale në shkollë dhe në shtëpi.2. A mund të përmendni disa nga format tredimensionale që ju rastis t’i shikoni në shkollë?3. Rrethoni alternativën e saktë. Format 3D ekzistojnë në:a) 2 rrafshe; b) 4 rrafshe; c) 3 rrafshe.4. Lidhni me shigjetë. • katrori • drejtkëndëshi dydimensionale • • tavolina • piramida • trekëndëshi tredimensionale • • karrigia • shishja • kuboidiPamje anash Pamja e përparmePamje nga lartPamja ortogonale e një objektiFig. 241TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMIT

