Page 46 - Demo
P. 46
Mjetet dhe materialet që përdoren në vizatimin e projektevePërpara se të përdorim produkte novatore dhe zhvillime teknike, ato duhet të ndërtohen. Kjo është ajo që bëjnë vizatuesit teknikë. Për ndërtimin e një objekti (godine), motori për një automjet apo të një objekti prodhimi për një kompani, arkitektët, inxhinierët ose dizajnerët grafikë kryejnë të gjitha matjet dhe sigurohen që të gjitha dimensionet të jenë të përcaktuara saktë. Edhe pse në ditët e sotme një pjesë e madhe e vizatimeve të tyre bëhen duke përdorur programe kompjuterike CAD, puna me letër dhe materiale klasike është ende shumë e rëndësishme. Po cilat materiale kërkohen në të vërtetë për të krijuar vizatime teknike profesionale? LetraVizatimet bëhen në letër specifike, me trashësi dhe përmasa të ndryshme në varësi të volumit të vizatimit. Letrat mund të jenë të bardha, transparente ose të vijëzuara (në rrjetë me katrore me brinjë 5 mm). Për të dalluar përmasat e letrës së vizatimit, ato shënohen me shkronjën A dhe një numër mbrapa. Standardi ISO përcakton dimensionet e letrës për serinë e letrës A. Madhësitë më të zakonshme të letrës janë A0, A1, A2, A3, A4 dhe A5 (fig. 1). Për vizatime në arkitekturë dhe vizatime mekanike, përdoren zakonisht madhësitë e letrës Α1, Α2 ose Α3. Figura 1 tregon dimensionin e madhësive më të zakonshme të letrës së serisë A. Vini re se nëse e ndajmë një letër A1 në dy pjesë të barabarta, fitojmë dy letra A2. Nëse e ndajmë një letër A2 në dy pjesë të barabarta, marrim dy letra A3. Nëse e ndajmë një letër A3 në dy pjesë të barabarta, marrim dy letra A4 e kështu me radhë.Mjetet e vizatimitDisa nga mjetet që përdoren shpesh për vizatime janë: lapsat mekanikë, stilolapsat teknikë, vizoret, kompasi, goma, tabelat e vizatimit (fig.2) etj. Për të mësuar më shumë rreth funksionit të tyre, shikoni fletoren e punës. njihet me mjetet dhe materialet që përdoren në vizatimin e projekteve; paraqet idenë në grafikë nëpërmjet vizatimit teknik me mjete të punës për vizatim.Kujtoni disa nga mjetet që përdoren për vizatim. Po për realizimin e vizatimeve teknike, cilat janë mjetet dhe materialet? Cilin prejtyre do të zgjidhnit për të vizatuar? Argumentoni pse.AKTIVITETmjetet e vizatimit, letër, laps, stilolaps, vizore, kompas, gomë, tabelë vizatimiskicim, vizatim izometrik.FJALË KYÇE:Fig. 2 Mjetet e vizatimitFig. 1 Madhësitë e letrës (nga A0 deri në A5)Nxënësi/ja:44Vizatimi teknik i skicave dhe projeksioneve 3.4

