Page 47 - Demo
P. 47
1. Cilat janë disa nga llojet e letrave që përdoren për vizatim?2. Cilat janë mjetet dhe materialet për vizatim?3. Ku ndryshon lapsi nga stilolapsi teknik? Përse shërben kompasi?4. Cilat janë llojet e pamjeve që përdoren në vizatime?PROVONI VETENVizatimi izometrik i objekteve të thjeshtaVizatimet izometrike janë të dobishme, sepse janë të lehta për t’u vizatuar dhe përfaqësojnë qartë një objekt ose sistem. Kjo qartësi vjen nga përdorimi i vijave të drejtimit për të përfaqësuar tri dimensionet: gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë.Llojet e pamjeve të përdorura në vizatime Dy llojet kryesore të pamjeve ose projeksioneve që përdoren në vizatime janë:• piktoreske;• ortografike (fig. 6).Pamjet piktoreskePamjet piktoreske tregojnë një pamje 3D se si duhet të duket diçka kur të përfundojë. Ekzistojnë tri lloje pamjesh piktoreske:• perspektive (fig. 3);• izometrike (fig. 4);• të pjerrëta (fig. 5).Pamjet perspektiveNjë pamje perspektive paraqet një ndërtesë ose një objekt ashtu siç do të na dukej neve. Një pamje perspektive ka një pikë zhdukjeje; kjo është kur vijat që largohen nga ne, bashkohen në distancë. Për shembull, në figurë, ne shohim një rrugë dhe linjë të shtyllave telefonike. Edhe pse shtyllat bëhen më të vogla në matjen e tyre aktuale, ne i njohim ato si të njëjtat madhësi, por më të largëta.Fig. 3 Pamja perspektivëFig. 4 Pamja izometrikeFig. 5 Pamja e pjerrëtFig. 6 Pamja ortografike45TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMIT

