Page 48 - Demo
P. 48


                                    Cilat janë këndet e projeksionit?Ne mund ta ndajmë hapësirën 3D në katër kuadrante, siç tregohet në figurën 1. Ndarja në katër kuadrante bëhet duke përdorur dy rrafshe projektimi, një horizontal (rrafshi i verdhë) dhe një vertikal (rrafshi i purpurt).Nëse objekti vendoset në kuadrantin e parë të kësaj hapësire 3D dhe pamjet e tij krijohen në rrafshet e projektuara horizontale dhe vertikale të kuadrantit të parë, atëherë pamjet e krijuara në këtë mënyrë thuhet se janë në këndin e parë të projeksionit.Në mënyrë të ngjashme, nëse objekti vendoset në kuadrantin e tretë, atëherë quhet këndi i tretë i projeksionit. Kuadrantin e dytë dhe të katërt nuk e përdorim dhe arsyen do ta shpjegojmë më vonë. Tani le të flasim për këndin e parë të projeksionit dhe se si krijohen pamjet e tij duke përdorur rrafshet e projeksionit.Këndi i parë i projeksionitLe të marrim kuadrantin e parë nga hapësira tredimensionale që pamë më parë dhe të vendosim objektin 3D në të. Kur objekti shikohet nga vëzhguesja, nga ana e sipërme dhe e djathtë, atëherë pamja që ajo sheh, duket si vizatimet 2D (të paraqitura me të kuqe), të krijuara në rrafshin horizontal dhe vertikal, siç tregohet në figurën 2.Tani supozojmë se hija e projektuar është ngulitur përgjithmonë në rrafshe dhe më pas vendosim t’i bëjmë këto rrafshe të sheshta duke lëvizur rrafshin horizontal në drejtim të akrepave të orës. Siç mund ta shohim në këto projeksione, pamja nga lart tani është në fund dhe pamja nga e djathta është mbi pamjen e sipërme (fig. 2).Për të krijuar pamjet e tjera në kuadrantin e parë, gjithçka që duhet të bëni, është të vendosni objektin midis rrafshit të vëzhgueses dhe rrafshit të projeksionit. konstrukton projeksionin kënddrejtë të objekteve.Në mësimin e kaluar mësuat për projeksionin kënddrejtë të një trupi në një rrafsh. Pse quhet kënddrejtë? A mund të thoni si projektohet objekti në një rrafsh?AKTIVITETkënd projektimi, rrafsh, projeksion.FJALË KYÇE:Fig. 2 Projeksionet në këndin e parëKëndi i parëFig. 1 Ndarja e hapësirës në kuadrante2314Nxënësi/ja:46Këndet e projeksionit 3.5
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52