Page 54 - Demo
P. 54


                                    Krijimi i tekstit 3DPër të shtuar tekst 3D në hapësirën e punës, do t’ju duhet të përdorni mjetin 3D Text (fig. 1). Kjo ndodhet te Veglat -> Teksti 3D. Tani do të shfaqet një dritare e ngjashme me figurën e mëposhtme. Te kjo dritare mund të shkruani atë që dëshironi të paraqitet në tekstin 3D. Keni gjithashtu disa opsione bazë të redaktimit të tekstit, si për shembull, shkronja të ndryshme dhe shtrirja e tekstit. Sigurohuni që opsioni Filled (i mbushur) është i aktivizuar, sepse nëse është i çaktivizuar, teksti do të jetë i përbërë vetëm nga vija boshe të sheshta në vend të një objekti 3D. Duhet të siguroheni që opsioni Extruded (e dalë) është përzgjedhur. Kutia e kontrollit Extruded përcakton nëse teksti do të jetë një rrafsh i sheshtë apo një objekt 3D. Vlerat që vendosni në kutinë pranë Extruded do të përcaktojnë sa larg do të shkojë teksti juaj në boshtin z. Klikimi në vendin e dëshiruar do të krijojë tekstin 3D në hapësirën e punës.Klikoni butonin OK dhe klikoni në hapësirën ku dëshironi të vendoset teksti.Duke përdorur veglën From point (nga pika), rrotulloni tekstin në pjerrësinë e dëshiruar (fig. 2).Ngjyroseni tekstin sipas preferencës (fig. 3).Ruajtja e projektitRuajtja si skedar .stl është e dobishme, sepse ju lejon ta printoni në 3D ose ta ngarkoni skedarin në një tjetër softuer modelimi 3D për redaktim të mëtejshëm. Për ta ruajtur si skedar .stl, do t'ju duhet të shtoni një shtojcë nga magazina e shtojcave. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat e mëposhtëm:1. klikoni menunë File;2. klikoni Export;3. zgjidhni llojin e formatit që doni ta ruani.Në varësi të formatit që e ruani, punimin tuaj mund ta printoni më vonë direkt në printer 3D, ta hapni me programe të tjera për modelim 3D etj.PROVONI VETEN1. Ushtrohuni duke përdorur programin SketchUp. Krijoni një objekt 3D sipas idesë suaj. Përdorni veglat për ngjyrosje për t’i dhënë ngjyrat e dëshiruara. Shtoni pak tekst për ta personalizuar objektin. Ruajeni punën dhe prezantojeni para shokëve. Bëni një konkurs për punën më të mirë. Vlerësoni secilën punë me objektivitet, duke dhënë pikët e merituara. Objekti që do të marrë më shumë pikë, do të shpallet fitues. Fig. 1 Paneli për vendosjen e tekstit 3DFig. 2 Rrotullimi i tekstitFig. 3 Ngjyrosja e tekstitFig. 4 Ruajtja e projektit52TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMITAktivitet praktik
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58