Page 55 - Demo
P. 55
TEMA 4Njeriu dhe shoqëria në teknologjiNë këtë tematikë, nxënësit do të njihen me rëndësinë që ka teknologjia ushqimore në jetën e njeriut, si dhe me rëndësinë që ka mirushqyerja për një jetë të shëndetshme. Ditët e sotme ka njerëz që e shpërdorojnë ushqimin, prandaj duhet të kujdesemi që t'i ekonomizojmë burimet, duke mos shpërdoruar as ujin, as energjinë dhe as ushqimin. Për të kuptuar rëndësinë që kanë këto tema, nxënësit do të zhvillojnë projekte dhe aktivitete për të krijuar plane se si ta përdorin ushqimin në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu, nxënësit do të njihen me llojet e transportit dhe për çfarë shërbejnë. Së fundi, ata do të nxiten të krijojnë ide se si ta mbrojnë mjedisin dhe si të përdorin teknologjinë për ruajtjen e mjedisit. Nxënësit do të nxiten të përdorin teknologjinë për të krijuar hamera që shërbejnë për ndërgjegjësim.

