Page 56 - Demo
P. 56
Teknologjia ushqimoreTeknologjia ushqimore është shkenca e ushqimit që merret me seleksionimin, ruajtjen, përpunimin, konservimin, shpërndarjen dhe përdorimin e ushqimeve të sigurta, ushqyese dhe të shëndetshme. Vetë shkenca ushqimore ka të bëjë me studimin relativ të të gjitha aspekteve teknike të ushqimit, përbërjen fizike, biologjike dhe kimike të ushqimit; studion shkaqet e kalbjes së tij etj.Shkenca e ushqimit është e rëndësishme për të përmbushur kërkesat në rritje të tregjeve të sotme. Industria e shkencës ushqimore vazhdon të rritet, ndërsa kërkesa për receta dhe ushqime specifike: me pak yndyrë, me karbohidrate të ulëta dhe me sheqer të ulët, rritet çdo ditë e më shumë.tregon rëndësinë e teknologjisë ushqimore dhe funksionin e saj nëpërmjet prezantimeve të ndryshme.Diskutoni në klasë se çfarë ndryshimesh vini re në mënyrën se si ushqehen njerëzit sot, në krahasim me mënyrën se si ushqeheshin të parët tanë. Kujtoni çfarë keni mësuar në histori për këtë të fundit. Si është zhvilluar tradita ushqimore në zonën tuaj?AKTIVITETmateriale, siguri ushqimore, biokimi.FJALË KYÇE:Në ditët e sotme, shkencëtarët përpiqen të zhvillojnë produkte të reja ushqimore, zgjedhin materialet e përshtatshme për ruajtjen e ushqimit, bëjnë studime për jetëgjatësinë e ushqimit në rafte para konsumimit etj. Shkenca ushqimore përmban koncepte që u përkasin fushave të ndryshme, përfshirë atë të mikrobiologjisë, kimisë, inxhinierisë, biokimisë e shumë të tjera. Nxënësi/ja:54Rëndësia e teknologjisë ushqimore dhe funksioni i saj 4.1

