Page 57 - Demo
P. 57


                                    Më poshtë janë renditur 5 nëndisiplina të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë së ushqimit:1. siguria ushqimore;2. inovacioni në botën e ushqimit;3. ofrimi i një game të gjerë vendesh pune për personelin në terren;4. transformimi i prodhimit të papërpunuar në një produkt përfundimtar, të shijshëm dhe tërheqës;5. lehtësimi i jetës së njeriut.PROVONI VETEN1. Tregoni me shembuj si ka ndikuar inovacioni në botën e ushqimit, në llojet dhe larminë e prodhimeve që konsumoni në jetën e përditshme.2. Cili nga elementet e mësipërme është më i rëndësishmi për jetën e njeriut? Argumentoni përgjigjen. Siguria ushqimoreShkenca e ushqimit siguron që ushqimet e destinuara për konsum të jenë të sigurta dhe të disponueshme në çdo kohë. Helmimi nga ushqimi është shumë i rrezikshëm. Për fat të mirë, ka specialistë të punësuar për të garantuar sigurinë ushqimore dhe standardet e cilësisë, me qëllim zvogëlimin e gjasave të helmimit nga ushqimi. Kjo është një detyrë shumë serioze në sektorin publik. Punonjësit që merren me sigurinë ushqimore, duhet të njohin standardet e sigurisë ushqimore dhe të shkencës që i përcakton ato, në mënyrë që të identifikojnë siç duhet rreziqet e ndotjes dhe kushtet e nevojshme (fig. 1) për t’i shmangur ato, pasi shëndeti dhe jeta e njerëzve duhet të respektohen gjithmonë.Inovacioni në botën e ushqimitNdërsa shoqëria ka evoluar, edhe sistemi ynë ushqimor ka pësuar ndryshime të ndjeshme me kalimin e viteve. Nga një sistem i përqendruar në prodhimin dhe ruajtjen e ushqimeve shtëpiake në ferma individuale, tashmë është kaluar në prodhime industriale. Zhvillimi i mëtejshëm i inovacionit ushqimor ka sjellë ushqime të ngrira, ushqime të konservuara, qumësht me afat të gjatë, ushqime të lehta, ushqime me vlera të reja ushqyese, ushqime tradicionale të përgatitura më lehtë dhe, mbi të gjitha, shumëllojshmëri në dietat tona.Për të njohur edhe veçoritë e tjera të teknologjisë ushqimore, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.Fig. 1 Plotësimi i kushteve të duhura për një ushqim të sigurt 55TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61