Page 58 - Demo
P. 58


                                    Planifikimi i vaktevePavarësisht nëse po përpiqemi të humbim peshë ose thjesht të përmirësojmë dietën, planifikimi i vakteve është një hap i lehtë, që na ndihmon të arrijmë qëllimet tona. Duke planifikuar vaktet paraprakisht (fig. 1), jo vetëm kujdesemi për peshën trupore, por përmirësojmë edhe shëndetin. Kontrollimi i sasisë së ushqimitPlanifikimi i vakteve do të na lejojë të shohim se sa po hamë në të vërtetë (fig. 2). Kjo gjithashtu na kufizon nga ngrënia e tepërt në restorante, të cilat priren të shërbejnë një sasi shumë më të madhe sesa duhet të hamë. Një vakt i shëndetshëm do t’i ngjante pjatës së mëposhtme (nr. 4), e cila ka në përbërjen e saj zarzavate, mish, drithëra (makarona, ose oriz, ose grurë) dhe pak fruta. Këshillohet që frutat të konsumohen 30 minuta pas vaktit, sepse në atë mënyrë stomaku mund t’i tretë më mirë.  paraqet planin për një ushqyerje të shëndetshme, nëpërmjet projekteve të ndryshme.Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara? Cilat janë ushqimet që nuk keni dëshirë t’i konsumoni? Argumentoni përgjigjen tuaj.AKTIVITETdietë, ushqimi shëndetshëm, pesha, shëndeti.FJALË KYÇE:Ushqehuni shëndetshëm!Kur jemi të uritur dhe vlerat e sheqerit në gjak ulen, jemi të prirë të hamë gjithçka që mund të na serviret. Kjo është arsyeja pse disa prej nesh vendosin të konsumojnë ushqim në vendin më të afërt, ushqim të shpejtë me përbërje jo të shëndetshme. Planifikimi i vakteve e eliminon këtë problem.Kur i planifikojmë vaktet dhe shkruajmë një listë ushqimesh të shëndetshme, ndër të cilat: fruta, perime, drithëra dhe fasule (fig. 3), ato do të jenë më të përshtatshme dhe do ta ruajnë shëndetin tonë. 1 2 3 4Fig. 1 Planifikimi i vakteve ushqimoreFig. 2 Kontrolli i sasisë së ushqimit që konsumojmëNxënësi/ja:56Ushqimi i shëndetshëm 4.2
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62