Page 59 - Demo
P. 59


                                    Dietat e shëndetshmeDieta e shëndetshme (fig. 4) ndihmon në mbrojtjen nga kequshqyerja dhe nga sëmundje që lidhen me të, si: diabeti, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe kanceri.Praktika të shëndetshme diete janë:• balancimi i kalorive; • kufizimi i yndyrës; • kalimi nga yndyrat e ngopura në ato të pangopura; • eliminimi i yndyrave të prodhuara në mënyrë industriale; • kufizimi i sheqernave dhe i kripës.Frutat dhe perimetNgrënia e të paktën 400 g ose 5 porcioneve fruta dhe perime në ditë, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe ndihmon në marrjen e fibrave të nevojshme ditore. Mbani parasysh:a) vaktet të shoqërohen gjithmonë me perime; b) të konsumohen fruta të freskëta dhe perime të gjalla; c) të konsumohet shumëllojshmëri frutash dhe perimesh. SheqernatMarrja e sheqernave duhet të reduktohet gjatë gjithë jetës. Studimet tregojnë se, si te të rriturit, ashtu edhe te fëmijët, marrja e sheqernave duhet të reduktohet në më pak se 10% të marrjes totale të energjisë. Sheqernat e lira janë të gjitha sheqernat e shtuara në ushqime ose pije nga prodhuesi, kuzhinierët, ose konsumatori, si dhe sheqernat e shtuara në shurupe, lëngje frutash dhe koncentratet e lëngjeve të frutave.Për më shumë informacione rreth yndyrave, kripës dhe mënyrave se si të reduktojmë përdorimin e sheqerit, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.PROVONI VETEN1. Çfarë ndodh në organizëm, nëse konsumojmë sasi të larta sheqeri? 2. Si mund të reduktohet sasia e sheqerit që konsumojmë gjatë një dite? 3. Nisur nga çfarë keni mësuar deri tani, bëni një listë ushqimesh të shëndetshme dhe një listë ushqimesh të pashëndetshme. Krahasojini listat tuaja me ato të shokëve/shoqeve të klasës dhe diskutoni rreth tyre.Fig. 3 Fruta, perime dhe drithëraFig. 4 Dietë e pasur me ushqime të shëndetshme57TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63