Page 60 - Demo
P. 60
Eksporti dhe importi i mallrave Në fushën e ekonomisë, eksporti nënkupton transportimin e të mirave ose materialeve nga një vend në një tjetër, sipas rregullave dhe standardeve të shteteve përkatëse. Eksportimi i mallrave bëhet nga shteti që i prodhon ato, drejt konsumatorëve të një shteti tjetër. Për dallim nga eksporti, importi nënkupton hyrjen e të mirave ose materialeve në një vend nga një vend tjetër që i prodhon ato. Për eksport-importin e mallrave në vende të ndryshme përdoren mjetet e tonazhit të rëndë (fig. 1).Eksportin në Kosovë e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt që prodhohen prej tyre; 18,6% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14,7% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt e prodhuar prej tyre; 8,6% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7,5% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 4,2% të eksporteve e përbëjnë artikujt prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit etj. analizon tregtimin e prodhimeve në Kosovë me shtetet përreth.mallra, tregtimi brenda, tregtimi jashtë, import, eksport.FJALË KYÇE: Aktivitet: Plotësoni tabelën e mëposhtme.AKTIVITETFruta dhe perime që rriten në KosovëFruta dhe perime që eksportohen nga jashtë Si mendoni, cilat janë disa nga arsyet që disa mallra vijnë nga jashtë? Argumentoni përgjigjen tuaj. Fig. 1 Mjetet për transportin e mallraveTregtimi i mallrave në KosovëPartnerët kryesorë tregtarë të Kosovës janë vendet e BE-së (afërsisht 44% e importeve dhe 30 për qind e eksporteve) dhe fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, me të cilët Kosova tregton pa tarifa, sipas kushteve të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA). Kosova vazhdon të shënojë një deficit të madh tregtar, ku eksportet mbulojnë vetëm rreth 15,3 për qind të importeve.Nxënësi/ja:58Tregtia e prodhimeve në Kosovë me shtetet përreth 4.3

