Page 61 - Demo
P. 61


                                    Sipas të dhënave për import: 16,4 të importeve e përbëjnë produktet minerale; 12,8% të importeve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,4% të importeve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,3% të importeve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7,5% të importeve e përbëjnë mjetet e transportit; 7,4% të importeve e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6,8% të importeve e përbëjnë produktet e industrisë kimike etj.Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: • Gjermania (9,0%), Italia (5,3), Holanda (3,6%) etj.Importet e Kosovës me pjesëmarrje më të lartë nga BE-ja janë: • Gjermania (10,7%), Greqia (5,7%), Italia (4,3%) etj.Nga vendet fqinje, partnerë kryesorë për eksport janë: • Maqedonia e Veriut (13,4%), Shqipëria (12,0%), Serbia (5,8%) dhe Mali i Zi (5,0%).Ndërsa importet më të larta të Kosovës prej vendeve fqinje janë nga: • Serbia (6,8%), Maqedonia e Veriut (5,3%) dhe Shqipëria (5,0%).Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës, janë: • SHBA-ja (13,8%) dhe Zvicra (7,7%).Ndërsa vende të tjera prej nga importon Kosova janë:• Turqia (15,1%) dhe Kina (9,7%).PROVONI VETEN1. Vizitoni së bashku me prindërit një treg mallrash dhe mbani shënim cilat produkte e kanë prejardhjen nga Kosova dhe cilat vijnë nga jashtë. Shënoni përbri çmimet e produkteve. Analizoni cilat produkte kanë çmime më të larta dhe pse?2. Diskutoni gjetjet në klasë së bashku me mësuesin/en. Partneritete dhe bashkëpunime Që një shtet të zhvillohet, është shumë e rëndësishme të bashkëpunojë me shtetet fqinje, për të krijuar ura bashkëpunimi midis kompanive dhe bizneseve të këtyre vendeve. Gjithashtu, është detyrë e shtetit të ndihmojë bizneset nëpërmjet politikave mbështetëse që të jenë konkurrente në tregun vendas. Falë zhvillimit të teknologjisë, tashmë është gjithnjë dhe më e lehtë të zhvillosh biznesin, duke qenë në kontakt me kompani ndërkombëtare.59TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65