Page 62 - Demo
P. 62
Çfarë është transporti masiv?Sistemi i transportit është një mënyrë për të lëvizur njerëzit ose produktet nga njëri vend në tjetrin. Sistemet e transportit kanë të dhëna, procese, produkte dhe reagime. Për shembull, sistemi i autobusëve të qytetit përfshin shoferët e autobusëve, autobusët dhe karburantin. Proceset përfshijnë drejtimin e autobusit dhe ngarkimin e pasagjerëve. Produkti në këtë rast, është mbërritja në kohën e planifikuar, kurse reagimet përfshijnë komentet nga klientët e kënaqur apo të pakënaqur.Përmes transportit masiv lëvizin shumë njerëz në të njëjtën kohë. Ai është i disponueshëm për popullatën e gjerë. Megjithatë, zhvillimi i sistemit të transportit masiv është shumë i kushtueshëm, sidomos për vendet e mëdha. Kjo është një ndër arsyet pse makinat personale janë pjesë e rëndësishme e sistemit të transportit tokësor. Makinat janë për përdorim personal dhe nuk bëjnë pjesë në transportin masiv. Transporti masiv është ndonjëherë më i ngadalshëm dhe më pak i përshtatshëm. Megjithatë, njerëzit që përdorin transportin masiv, nuk shqetësohen për parkimin e makinës, për pagesat e karburantit, biletat e parkimit apo sigurimin e makinës.Teknologjitë e transportitSistemet e transportit janë të ndërlidhura. Çdo sistem varet nga sisteme të tjera. Autobusët dhe makinat, për shembull, transportojnë pasagjerë edhe nga aeroportet apo portet detare. Sistemet e transportit janë pjesë e sistemeve më të mëdha teknologjike, sociale dhe mjedisore në botë. paraqet, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, transportin si pjesë të teknologjisë dhe rëndësisë që ka në jetën tonë.transport masiv, transport tokësor, transport hekurudhor, transport ujor.FJALË KYÇE:Cilat janë mjetet e transportit që njihni? Sipas mendimit tuaj, cili prej tyre është më i shpejti? Cili nga mjetet që njihni, transporton më shumë njerëz? Diskutoni në klasë. AKTIVITETDallojmë disa lloje transporti:• transporti rrugor;• transporti hekurudhor;• transporti ajror;• transporti ujor.Fig. 1 Teknologjitë e transportitNxënësi/ja:60Teknologjia e transportit 4.4

