Page 63 - Demo
P. 63
Transporti tokësor Kur udhëtojmë me makinë, autobus ose tren, jemi duke përdorur një mjet transporti tokësor. Transporti tokësor përfshin edhe udhëtimin me biçikletë, motoçikletë dhe metro. Automobilat janë pjesë e rëndësishme dhe më e përhapura e sistemit të transportit tokësor (fig. 2).Rrugët, urat dhe qendrat e shërbimit janë disa nga nënsistemet brenda një sistemi transporti tokësor, që na lejojnë të përdorim makinën apo mjetet e tjera.Transporti hekurudhorHekurudhat shërbejnë për të transportuar pasagjerë dhe mallra përmes trenave (fig. 3). Nëpër hekurudha barten artikuj të rëndë, si: qymyri, minerale hekuri dhe produkte të tjera, si makina, televizorë, ushqime etj. Rreth 10 000 trena lëvizin mbi binarë çdo ditë, në të gjithë botën. Disa nga këta trena janë më të gjatë se 200 makina.Në disa vende, trenat transportojnë deri në 50 për qind të udhëtarëve mes qyteteve të ndryshme.Trenat e udhëtarëve dhe metrove transportojnë punëtorë, turistë, studentë, blerës dhe njerëz të tjerë në destinacionet e tyre të përditshme. Ata janë gjithashtu pjesë e rrjetit të transportit masiv.Transporti ujorPrej shekujsh, uji ka qenë një rrugë transporti e përhershme. Oqeanet, lumenjtë, liqenet dhe rrugët e tjera ujore, të lundrueshme, kanë lidhur natyrshëm qytetet, shtetet dhe kontinentet. Rruga ujore është det, oqean, liqen ose lumë i thellë dhe mjaft i gjerë, që lejon kalimin e anijeve dhe varkave (fig. 4). Inxhinierët mund të ndërtojnë kanale, përmes të cilave mund të kalojnë varkat dhe anijet. Kështu, Kanali i Suezit në Egjipt lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, duke i lejuar anijet të transportojnë mallra mes Europës dhe Azisë.Zakonisht, transporti ujor i mallrave kushton më pak sesa ai hekurudhor, tokësor ose ajror. Për të mësuar më shumë rreth transportit ajror, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.PROVONI VETEN1. Çfarë kuptoni me transport masiv?2. Përmendni disa nga llojet e transportit.3. Si mendoni, cili nga llojet e transportit është më i dobishëm?4. Cili nga llojet e transportit përdoret më shumë sot në botë?Fig. 2 Transporti tokësorFig. 3 Transporti hekurudhorFig. 4 Transporti ujor61TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI

