Page 64 - Demo
P. 64


                                    Mjedisi Mjedisi është gjithçka që na rrethon. Fatkeqësisht, në ditët e sotme, mjedisi ku jetojmë është shumë i ndotur, për shkak të njerëzve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme. Megjithatë, shumë prej nesh dëshirojnë të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit dhe të përgjegjshëm për botën, pasi e dimë se toka është vendi ynë i përbashkët dhe i vetëm ku mund të jetojmë. Mbjellja e pemëvePër të ruajtur mjedisin, duhen mbjellë pemë vazhdimisht. Për shkak të shpyllëzimeve të shumta që ndodhin çdo ditë, mbulesa e gjelbër e Tokës po pakësohet. krijon ide se ç’duhet bërë për ruajtjen e mjedisit, me anë të realizimit të aktiviteteve të ndryshme praktike.mjedisi, uji, ajri i pastër, mbjellja e bimëve.FJALË KYÇE:A ju kujtohen disa nga aktivitetet që keni zhvilluar për mbrojtjen e mjedisit? Përmendni disa mënyra për të ruajtur mjedisin ku jetojmë. Diskutoni rreth tyre në klasë.AKTIVITETPrandaj, aksionet vullnetare dhe nismat kolektive apo individuale për mbjelljen e pemëve, mund ta luftojnë në mënyrë të konsiderueshme shpyllëzimin, duke zëvendësuar pemët e prera me fidanë të rinj. Kjo mund të realizohet në prona private e shtetërore, shkolla, parqe, trotuare, pyje etj.Ruajtja e ujit të pijshëmUji është thelbësor për jetën, por po harxhohet me një ritëm më të shpejtë nga sa mund ta imagjinojmë. Uji i mbetur po ndotet deri në atë masë, sa është shumë e vështirë të rikuperohet për përdorim të mëtejshëm. Pra, kursimi i ujit është thelbësor. Çdo pikë uji e harxhuar kot, paraqet problem të madh për ardhmërinë e njerëzve dhe planetit tonë.Fig. 1 Mbjellja e luleve Fig. 2 Mbjellja e fidanëve të rinjFig. 1 xxxxxxxxxFig. 1 xxxxxxxxxFig. 1 xxxxxxxxxNxënësi/ja:62Ruajtja e mjedisit 4.5
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68