Page 65 - Demo
P. 65


                                    Pakësimi (reduktimi) i mbeturinave ushqimoreÇdo vit, shkon dëm një sasi e madhe ushqimi, sepse njerëzit priren të marrin e të gatuajnë sa më shumë ushqime, por nuk e konsumojnë të gjithin dhe pjesa e mbetur, shpesh përfundon në koshin e hedhurinave. Kjo gjë është shumë e gabuar, pasi shumë njerëz në botë po përballen me urinë. Pra, mbetjet ushqimore duhet të reduktohen sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe kjo arrihet duke bërë kujdes në blerjen dhe në në menaxhimin e produkteve ushqimore. Si prodhimi i tepërt, ashtu edhe flakja e këtyre produkteve, shkaktojnë ndotje të mjedisit.Përdorimi i transportit publik dhe i biçikletavePërdorimi i përditshëm i transportit publik dhe i biçikletës mund të ndihmojë në zvogëlimin e sasisë së ndotjes që çlirohet nga automjetet çdo ditë.Përdorimi i plastikësTë gjithë e dimë se shumë nga produktet plastike, të hedhura pa kujdes në dete e oqeane, vrasin gjallesat që jetojnë aty. Mbeturinat tona janë arsyeja pse kafshët vdesin dhe pakësohen çdo ditë. Duhet të shmanget në maksimum përdorimi i sendeve plastike, si: qeset, shishet, gotat, pjatat etj.PROVONI VETEN1. Krijoni një poster, i cili do të shërbejë për mbrojtjen e mjedisit. Mos harroni të përdorni fotografi, vizatime dhe parulla të bëra nga vetë ju, të cilat do të shërbenin për të ndërgjegjësuar njerëzit për mbrojtjen e mjedisit.Në vend që të blejmë vazhdimisht shishe plastike me ujë, duhet të mbajmë shishe prej qelqi, në mënyrë që të mos e rritim edhe më shumë sasinë e madhe të mbetjeve plastike që gjendet tashmë në oqeane, lumenj dhe në tokë.Redukto, ripërdor dhe riciklo!Mbani mend tri R-të dhe përpiquni t’i zbatoni ato në jetën e përditshme. Në vend që t’i hidhni gjërat, ripërdorini ose riciklojini, ose jepjani dikujt tjetër që do t’i ripërdorë ose riciklojë.Fig. 2 Mbjellja e fidanëve të rinjFig. 3 Përdorimi i biçikletës për transportFig. 4 Ndikimi i mbeturinave në jetën e gjallesave Fig. 5 Ndikimi i mbeturinave në jetën e gjallesave63TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69