Page 66 - Demo
P. 66
krijon, në formë digjitale, publikime të ndryshme ndërgjegjësuese për ruajtjen e mjedisit. planifikon dhe realizon aktivitete me komunitetin rreth përdorimit dhe ndikimit të teknologjisë në shoqëri.aktivizim, komunitet, mjedis, pastërti, ruajtje.FJALË KYÇE:Studioni mjedisin në qytetin/fshatin tuajHulumtoni efektet e veprimtarive njerëzore në komunitetin lokal. Krijoni një libër shënimesh me problemet mjedisore, duke përdorur artikuj gazetash dhe revistash, broshura dhe burime të tjera, ose informata nga qytetarët.Identifikoni ndikimet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të veprimeve njerëzore, që kanë ndihmuar ose kanë pasur efekt negativ në zonën tuaj. Duhet t'u jemi mirënjohës të gjithë atyre personave që kujdesen dhe mbrojnë mjedisin ku jetojmë. Llogaritni përdorimin ditor të ujit në shkollëGjeni në internet burime, të cilat do t’ju ndihmojnë për krijimin e një fushate ndërgjegjësimi të të gjithë nxënësve dhe mësuesve që ta kursejnë sa më shumë ujin. Krijoni shkrime bindëse, stampojini në postera dhe vendosini në hapësirat e shkollës. Sfidojini shokët në një video-konkurs. Në kushtet e thatësirës që po prek shumë shtete, ndihma për të kursyer ujin në komunitetin tuaj do të jetë një hap i vogël, por i rëndësishëm në kursimin e ujit.Nxënësi/ja:64Aktivitete ndërgjegjësuese në shkollë për mbrojtjen e mjedisit 4.6

