Page 67 - Demo
P. 67


                                    Ndërtoni një kopsht me bimë Që fëmijët të njohin vlerën e mjedisit, është mirë t’i përfshijmë në veprimtari që lidhen direkt me natyrën. Kështu ata, bashkë me mësuesit, mund të krijojnë një kopsht të vogël, sepse mbjellja e farave, punimi i tokës, edhe duke i bërë duart pis me dhé, pamja e një bime që rritet dita-ditës është një përvojë e mrekullueshme dhe një mënyrë për t’i afruar të vegjlit me natyrën.Grupet e prindërve dhe të komunitetit mund të ndihmojnë, duke ofruar vegla të ndryshme kopshtarie, si: lopata, kazma, dorashka, vazo apo plehra kimike. Fëmijët mund t’i zgjedhin vetë farat ose fidanët e bimëve që duan të mbjellin. Mësojnë se cilat janë bimët e stinës, cila klimë u përshtatet më mirë; më pas kujdesen për rritjen e tyre, duke i ujitur e prashitur. Në këtë mënyrë, mësojnë si të bëhen më të përgjegjshëm për detyrat që marrin përsipër. Krijoni art me materiale të riciklueshmeKrijoni vepra arti me materiale të riciklueshme. Duke përdorur koshin e riciklimit të shkollës ose klasës suaj, mblidhni kanaçe, kavanoza dhe sende të tjera të riciklueshme, si: dru, letër dhe spango, dhe krijoni skulptura, bizhuteri ose punime të tjera. Më pas, këto punime mund t’ia dhuroni komunitetit tuaj, mund t’i përdorni për zbukurimin e ambientit të shkollës, apo të organizoni ekspozita.65TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71