Page 68 - Demo
P. 68
Organizoni një projekt riciklimiKërkoni nga drejtori i shkollës dhe komuna disa shporta për riciklim.Kërkojini shkollës të blejë letër të riciklueshme. Pastroni mbeturinat përreth shkollës dhe riciklojini ato. Mblidhni dhe ruani plastikë, qelq, karton dhe dërgojini ato në një qendër riciklimi. Përdorini paratë e fituara për të vazhduar aksionin e riciklimit ose dhurojini për një kauzë mjedisore. Promovoni përdorimin e shisheve të ujit të ripërdorshme për të reduktuar plastikën e dëmshme. Krijoni video-materiale për shërbimin publik të mbeturinave, për të ndarë mësimet e nxjerra nga ky projekt me shkollat e tjera dhe komunitetin.Si ndikon përdorimi i teknologjisë në shoqëri?Ndahuni në grupe për të pyetur të afërmit dhe banorët e komunitetit ku jetoni, se sa orë harxhojnë në ditë duke përdorur mjetet teknologjike. Të anketuarit do të japin përgjigje të ndryshme, prandaj duhet të përgatitni paraprakisht një tabelë, ku të anketuarit të ndahen sipas grup-moshave. Përmes kësaj tabele, do të mblidhni të dhëna në mënyrë të saktë. Analizoni se cila prej grup-moshave kalon më shumë orë në rrjetet sociale. Cili nga rrjetet sociale ndiqet më shumë? Për çfarë i përdorin më shumë mjetet teknologjike etj. Sa për qind e të anketuarve janë pro përdorimit të teknologjisë dhe sa janë kundër. Argumentoni përfundimin e anketës, bazuar te përgjigjet e personave të anketuar. Diskutoni për gjetjet tuaja në klasë me mësuesin/en.Për të mësuar më shumë si të zhvilloni një projekt mbi një problematikë të caktuar në komunitet, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.66TEMA 4 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI

