Page 69 - Demo
P. 69


                                    TEMA 5Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjiaNë këtë tematikë, nxënësit/et njihen me llojet e strukturave, faktorët që ndikojnë në fortësinë e tyre dhe llojet e materialeve që përdoren në struktura, duke shpjeguar gjithashtu llojet e forcave që veprojnë në materiale. Më tej ata/ato kuptojnë rëndësinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike që përdoren në jetën e përditshme dhe ndikimin e tyre në shoqëri; shpjegojnë se çfarë janë makinat e thjeshta si leva dhe sistemet me rrotulla; kuptojnë llojet e makinave të thjeshta dhe janë në gjendje të krijojnë makina të thjeshta vetë nëpërmjet materialeve që gjenden në klasë; paraqesin dhe krahasojnë llojet e mekanizmave transmetues me dhëmbëzorë gjatë punës praktike; përshkruajnë funksionimin dhe rëndësinë e pajisjeve hidraulike dhe pneumatike dhe analizojnë pjesët përbërëse nëpërmjet aktiviteteve praktike. Në fund të kësaj tematike, nxënësit/et dallojnë burimet e energjisë elektrike të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme, si dhe përdorin burimet më të thjeshta të energjisë elektrike gjatë punës praktike; përshkruajnë elementet e ndërtimit të qarkut elektrik të thjeshtë, me çelës etj. duke analizuar punën e çelësave gjatë aktivitetit në shkollë; shpjegojnë punën e motorit, shndërrimin e energjisë elektrike në atë mekanike, si dhe bëjnë dallimin mes rrymës alternative dhe asaj të vazhduar gjatë realizmit të punës praktike në shkollë.
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73