Page 71 - Demo
P. 71
Natyra na ofron shumë shembuj strukturash të forta. Sa prej tyre mund të përmendni?Që t'i shërbejnë qëllimit, strukturat natyrore duhet të jenë në gjendje të përballojnë ngarkesa. Forcat e natyrës ofrojnë sfida të përditshme për këto struktura. Inxhinierët i kanë studiuar strukturat natyrore, kanë provuar fortësinë e tyre dhe qëndrueshmërinë kundër forcave të natyrës. Ata kanë mësuar prej tyre dhe shumë prej veçorive të tyre i kanë përfshirë në dizajnet dhe strukturat e krijuara nga njeriu. Për mijëra vjet, njerëzit kanë ndërtuar struktura për të jetuar. Nevoja për strehim është një nga nevojat tona themelore. Strukturat ndërtohen edhe për shumë qëllime të tjera. Ekzistojnë dy lloje strukturash, natyroret (fig. 3) dhe ato të bëra nga njeriu.Një strukturë natyrore është p.sh. një pirg termitesh. Struktura i mbron termitet dhe ruan brenda ushqimin e tyre.Një strukturë e krijuar nga njeriu është p.sh. shtëpia. Struktura e shtëpisë i mbron njerëzit dhe objektet që gjenden brenda saj.1. Ç’kuptoni me strukturë të objektit? Cilat janë elementet strukturore të një ndërtese?2. Ku ndryshojnë strukturat natyrore nga ato të krijuara nga njeriu?3. Jepni shembuj të strukturave natyrore.PROVONI VETENFig. 3 Struktura natyrore: hojet e mjaltit dhe trungu i pemës69TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

