Page 72 - Demo
P. 72
Cilësitë e strukturave Struktura duhet të jetë e qëndrueshme, në mënyrë që të mos rrëzohet. Duhet të jetë e fortë, që të mos prishet. Ajo gjithashtu duhet të jetë e ngurtë, që të mos përkulet lehtë.Funksionet e strukturave janë: • mbrojtja – p.sh. helmeta e kokës;• mbështetja – skeleti ynë mbështet dhe mban trupin tonë;• mbajtja – duke rrethuar hapësirën që të mbajë/ruajë çfarë ka brenda;• lidhja – lidh dy brigje mes tyre me urë. përshkruan ndarjen e strukturave me shembuj praktikë të ndërtimit.Diskutoni rreth shkaqeve pse disa ndërtesa nuk u rezistojnë tërmeteve të forta.AKTIVITETstrukturë skeletore, guaskë, strukturë solide, strukturë e kombinuar.FJALË KYÇE:Llojet e strukturaveTri llojet kryesore të strukturave janë strukturat-guaskë, skeletore dhe të ngurta.Struktura-guaskëStruktura-guaskë siguron mbrojtje nga jashtë dhe gjithashtu vepron si një enë. Kjo strukturë është shumë e fortë, pasi presioni transferohet në pjesën e jashtme të strukturës. Provoni të shtypni një vezë mes dy gishtave dhe do të shihni që ajo nuk çahet. Disa struktura guaskë janë natyrore, p.sh. lëvozhga e vezës (fig. 1); disa struktura-guaskë janë të krijuara nga njeriu, p.sh. kutia e kartonit dhe shishja (fig. 2).Helmeta Skeleti Kanaçja UraStrukturë-guaskë natyrore – lëvozhga e vezësStrukturë-guaskë e krijuar nga njeriu – kuti kartoniFig. 1 Fig. 2Nxënësi/ja:70Funksioni i strukturave 5.2

