Page 73 - Demo
P. 73
Struktura skeletoreStrukturat skeletore sigurojnë mbështetje. Këto struktura përbëhen nga pjesë të ndryshme, të lidhura së bashku për të bërë një skelet të fortë. Mund të jenë të mbuluara ose të hapura. Disa struktura skeletore janë natyrore, p.sh. skeleti i njeriut, i kafshës, gjethja (fig. 3), ndërsa disa janë të krijuara nga njeriu, p.sh. shtylla elektrike apo lëkundësja (fig. 4).Struktura e ngurtë (solide)Struktura e ngurtë ka vetëm një pjesë, pa hapësira në mes. Strukturat e ngurta janë të forta dhe mund të përballojnë ngarkesë të rëndë. Disa struktura të ngurta janë të natyrshme, p.sh. shkëmbi (fig. 5); disa janë të krijuara nga njeriu, p.sh. tulla (fig. 6).Strukturat e kombinuara janë struktura të përbëra nga dy ose më shumë lloje strukturash. Kombinohen për të arritur deri te një strukturë ndërtimi që përmbush nevoja të caktuara.Forcimi i strukturaveGjithmonë ka forca që ushtrohen mbi strukturat. Këto janë ose forca të shtytjes (ngjeshjes), ose të tërheqjes (tensionit). Për shkak të këtyre forcave, strukturat duhet të forcohen, në mënyrë që të mos rrëzohen. Metodat e forcimit të strukturave janë:Metoda trekëndëshTrekëndëshi është i vetmi shumëkëndësh që nuk ndryshon formë. Kur ushtrohet një forcë mbi të, forca përhapet në të tri anët e trekëndëshit, në mënyrë që ai të mbetet i ngurtë dhe i qëndrueshëm. Ky stabilitet unik e bën trekëndëshin shumë të dobishëm në ndërtim. Për të njohur më shumë metoda të forcimit të strukturave, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.Strukturë skeletore e bërë nga njeriu – lëkundëseStrukturë e ngurtë e bërë Metoda trekëndësh nga njeriu – tulla te shtyllat e tensionitStrukturë e ngurtë natyrore – shkëmbiStrukturë skeletore natyrore – gjethiFig. 3Fig. 4Fig. 6Fig. 8Fig. 5PROVONI VETEN1. Studioni ilustrimet e mëposhtme dhe më pas plotësoni tabelën, duke identifikuar nëse është strukturë e ngurtë, guaskë apo skeletore, si dhe nëse është natyrore apo e krijuar nga njeriu.Lloji i strukturës: __________________________________.Natyrore apo njerëzore? ___________________________.Lloji i strukturës: __________________________________.Natyrore apo njerëzore? ___________________________.Lloji i strukturës: __________________________________.Natyrore apo njerëzore? ___________________________.Lloji i strukturës: __________________________________.Natyrore apo njerëzore? ___________________________.71TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

