Page 74 - Demo
P. 74
Materialet e përdorura në strukturaForcat mbi materialet e ndërtimit varen nga mënyra se si përdoren ato. Palosja ose rrotullimi i letrës mund t’ia rritë qëndrueshmërinë. Materialet e ndërtimit mund të modifikohen në të njëjtën mënyrë. Çatitë e valëzuara (fig. 1) janë një shembull i palosjes dhe tubat janë një shembull i rrotullimit. Tubacioni përdoret aty ku kërkohet ngurtësia dhe fortësia, pasi tubi mund t’i rezistojë ngjeshjes (forcës shtytëse) (fig. 2). paraqet me aktivitete forcat dhe materialet gjatë përdorimit.Merrni një fletë fletoreje dhe provoni ta grisni. Sa e lehtë ishte për ta grisur? Paloseni fletën disa herë, ose mblidheni duke e rrudhosur a rrotulluar dhe provoni përsëri ta grisni. Në cilin rast griset letra? Ku ushtruat forcë më të madhe? Argumentoni pse.AKTIVITETforca tërheqëse, forca e shtypjes, forca e përdredhjes, forca e përkuljes. FJALË KYÇE:Përpara se të projektohet çdo lloj strukture, ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh: qëllimi i objektit ose strukturës; kostoja e tij; si do të ndikojë në mjedis dhe te njerëzit. Mjedisi është shumë i rëndësishëm, pasi “ndotja vizuale” ndodh kur ndërtohen struktura të shëmtuara që shkatërrojnë peizazhin. Këto ditë, strukturat shpesh ndërtohen për t’u kombinuar me mjedisin përreth, ose janë të kamufluara që të mos dallohen. Shtytja ose tërheqja e një objekti konsiderohet forcë. Shtytja dhe tërheqja vijnë nga objektet që ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Termat si shtrirje dhe shtypje mund të përdoren gjithashtu për të treguar forcën. Pa forcë, asgjë nuk mund të lëvizet, të ndalet ose t’i ndryshohet drejtimi. Është një ndërveprim mes dy trupave fizikë, mes një objekti dhe mjedisit të tij.Litari nën tension Kolonat nën ngjeshje Gypi në përkuljeFig. 1 Kulmi i valëzuar Fig. 2 GypatNxënësi/ja:72Forcat dhe materialet 5.3

