Page 76 - Demo
P. 76
Pajisjet elektronike në jetën e përditshme Ne përdorim pajisje elektronike në jetën tonë të përditshme, nga objekti më i vogël deri te makina e madhe. Elektronika është fushë e gjerë që përmban një sasi të madhe komponentësh, si përçues, ndërprerës, qarqe, dioda, procesorë, rezistorë, etj. Kur mësojmë për ngarkesat, rrymën, fushën elektrike ose magnetike, në fakt ne punojmë me elektronikën. shpjegon rëndësinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike që përdoren në jetën e përditshme dhe ndikimin e tyre në shoqëri.Bëni një listë të pajisjeve elektrike dhe elektronike që keni në shtëpi dhe tregoni përse shërbejnë ato? Po në shkollë, cilat janë pajisjet elektronike që përdorni?AKTIVITETelektronika, pajisje elektrike, pajisje elektronike.FJALË KYÇE:Çfarë është Elektronika?Elektronika është dega e shkencës që merret me studimin e sjelljes, rrjedhës dhe kontrollit të elektroneve (energjinë elektrike). Kontrolli i elektroneve realizohet nga komponentë të vegjël si: rezistorët, përçuesit, gjysmëpërçuesit, qarqet dhe çipat që përbëjnë qarkun elektrik të pajisjeve. Në studimin e energjisë elektrike, grimcat e vogla brenda atomeve, të quajtura elektrone, rrjedhin përmes përcjellësit dhe përbërësve të tjerë të qarkut. Kjo rrjedhë e vazhdueshme e elektroneve quhet rrymë elektrike. Energjia që bartin elektronet përdoret për të fuqizuar pajisjet elektronike. Ato mund të jenë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë, por gjërat që mund të bëjnë janë shumë të mëdha. Kjo degë është më e rëndësishmja në inxhinieri për të kryer detyra të ndryshme, për të operuar dhe përdorur makineritë etj. Shpikjet në fushën e elektricitetit dhe elektronikësElektronika është një pjesë jetike e botës sonë sot. Është e dukshme - kemi shumë pajisje elektrike në shtëpi për aktivitetet e përditshme dhe për ta bërë jetën komode. Pajisjet bazohen në disa shpikje të rëndësishme. Për të njohur shpikjet dhe për më shumë informacion, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës. Fig. 1 Disa nga pajisjet elektronike që përdoren në jetën e përditshmeNxënësi/ja:74Pajisjet elektrike dhe elektronike 5.4

