Page 78 - Demo
P. 78


                                    Çfarë janë makinat e thjeshta? Makinat e thjeshta janë përdorur nga njerëzit qysh në periudhat e hershme për të kryer punë të rëndësishme. Shuma nga këto makina përdoren edhe sot, pasi janë të thjeshta dhe e bëjnë punën më të lehtë. Ato kanë pak ose aspak pjesë lëvizëse dhe punojnë duke ndryshuar drejtimin ose sasinë e forcës që nevojitet për të bërë diçka. Makinat e thjeshta klasifikohen në dy grupe të mëdha: levat dhe rrafshi i pjerrët.1. Grupi i levave përfshin levat, rrotullat, rrotën dhe boshtin.2. Grupi i rrafshit të pjerrët përfshin: rrafshin e pjerrët, pykën, vidhat. klasifikon llojet e levave sipas përdorimit dhe funksionit.Shikoni fotot dhe përgjigjuni pyetjeve: Çfarë janë? Përse shërbejnë?Si funksionojnë? A mund të konsiderohen makina të thjeshta? Diskutoni në klasë.AKTIVITETmakina të thjeshta, leva, rrotulla, rrafshi i pjerrët.FJALË KYÇE:LevaLeva është një makinë e thjeshtë që përbëhet nga një trup i ngurtë, i cili rrotullohet rreth një pike ose boshti fiks, e cila njihet si pikë mbështetëse. Karakteristikat kryesore të levës janë:• pika mbështetëse – pika rreth së cilës rrotullohet leva;• forca rezistuese – ngarkesa;• forca aktive – forca e aplikuar nga përdoruesi i sistemit të levës.Fig. 1 Diagrami i makinave të thjeshtaNxënësi/ja:76Makinat e thjeshta 5.5
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82