Page 79 - Demo
P. 79


                                    Klasifikimi i levaveLeva përdoret për të lëvizur ngarkesë të madhe ose për të kryer punë të rëndë, duke përdorur forcë. Madhësia e forcës që përdoret, varet nga lloji i levës. Mënyra me të cilën do të funksionojë leva varet nga lloji i saj. Levat i ndajmë në tri lloje:• leva e llojit të parë (lëkundësi),• leva e llojit të dytë (karroca)• leva e llojit të tretë (lopata)Te çdo lloj i levës ndryshon pozicioni i forcës aktive, ngarkesës dhe pikës mbështetëse.1. Çfarë janë makinat e thjeshta dhe si klasifikohen ato?2. Përse shërben leva? Cilat janë elementet përbërëse të saj?3. Cilat janë llojet e levave? Jepni shembuj të llojeve të ndryshme nga jeta e përditshme.PROVONI VETENLevat e llojit të parëKy është lloji më i zakonshëm i levës, me pikë mbështetëse në mes, forcën aktive në njërën anë dhe ngarkesën në anën tjetër. Distanca mes forcës aktive dhe pikës mbështetëse dhe distanca mes ngarkesës dhe pikës mbështetëse përcaktojnë avantazhin mekanik. Sa më e madhe distanca mes pikës mbështetëse dhe forcës aktive, aq më e vogël do të jetë forca e përdorur dhe puna do të kryhet më lehtë. Shembuj të tjerë janë llozi, gërshëra (fig. 2), peshorja, lëkundësi.Leva e llojit të dytëNë levën e llojit të dytë, pika mbështetëse është në njërin skaj, forca aktive është në skajin tjetër dhe ngarkesa është në mes. Leva e llojit të dytë mundëson që një ngarkesë e madhe të ngrihet me një forcë më të vogël. Për shkak se ngarkesa është gjithmonë më afër pikës mbështetëse, forca është gjithmonë më e vogël se ngarkesa. Shembuj të tjerë përfshijnë hapësen e shishes (fig. 3), arrëthyesen etj.Leva e llojit të tretëNë levën e llojit të tretë, pika mbështetëse është në njërin skaj, ngarkesa është në anën tjetër dhe forca është në mes. Leva e llojit të tretë mundëson që ngarkesa e vogël të ngrihet me një forcë më të madhe. Lopata është një shembull i një leve të llojit të tretë. Shembuj të tjerë janë: krahu i njeriut (fig. 4), piskatoret dhe kallami i peshkimit.Fig. 2 Leva e llojit të parë - gërshëraFig. 3 Leva e llojit të dytë - hapësja e shishesFig. 4 Leva e llojit të tretë - krahu i njeriut77TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83