Page 8 - Demo
P. 8


                                    Të gjitha këto koncepte zhvillohen duke u mbështetur tërësisht në programin lëndor dhe duke ndërthurur njohuritë me aftësitë dhe qëndrimet. Nëpërmjet këtij teksti, nxënësit do të informohen për rëndësinë që ka edukimi në karrierë dhe në zhvillimin e tyre profesional. Ata do të mësojnë se si po ndryshon sot tregu i punës, rrjedhimisht edhe natyra e profesioneve, falë Teknologjisë së Informacionit. Nëpërmjet rubrikave të ndryshme që gjenden në tekst, nxënësve u jepet mundësia të zhvillojnë njohuritë, të ushtrojnë punën praktike, të përdorin Teknologjinë dhe TIK-un gjatë orëve të projekteve, si dhe të njohin parimet për ushtrimin e zhvillimit të ndërmarrësisë dhe arritjen e kompetencave për vendimmarrje lidhur me orientimin profesional për zhvillim të qëndrueshëm.Në tematikën e fundit, nxënësit do të njihen me rolin e investimeve në ekonomi, si dhe me veçoritë që e bëjnë një ndërmarrës të suksesshëm.Për të ndihmuar nxënësit në zhvillimin e aftësive praktike, libri është i shoqëruar edhe me Fletoren e punës. 
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12