Page 80 - Demo
P. 80
Rrotulla është makinë e thjeshtë që përdor një rrotë dhe një litar. Rrota ka një bosht rreth të cilës rrotullohet dhe një kanal (brazdë, ulluk) ku rrëshqet litari. Tërheqja e litarit bën që rrota të rrotullohet, duke ndihmuar në kryerjen e punëve të ndryshme. Qëllimi i një rrotulle është të ndryshojë drejtimin e forcës së aplikuar. Në përgjithësi, rrotullat përdoren për të ngritur objekte, veçanërisht objekte të rënda. Objekti i ngritur nga një rrotull quhet ngarkesë.Përbërësit kryesorë të një rrotulle janë:• rrota• boshti• litar / kabllo / zinxhir / kordon / rripEkzistojnë tri lloje kryesore rrotullash: e palëvizshme, e lëvizshme dhe e kombinuar.Rrotulla (makaraja) e palëvizshmeRrotulla e thjeshtë është një rrotë e fiksuar, e varur në një vend të përshtatshëm, me një litar që kalon rreth kanalit së saj (fig. 1). Pra, rrota dhe boshti i një rrotulle të palëvizshme qëndrojnë në një vend. Rrotulla e palëvizshme e bën më të lehtë ngritjen e një objekti. Shembull i një rrotulle të palëvizshme është shtylla e flamurit: kur tërheqim poshtë litarin, drejtimi i forcës ridrejtohet nga rrotulla duke ngritur flamurin. Gjatë tërheqjes së litarit, ngarkesa ngrihet lart duke përdorur forcë të vogël. Rrotulla (makaraja) e lëvizshmeËshtë një sistem rrotullash, në të cilin rrotulla është e lidhur me objektin, ku njëri skaj i litarit është i lidhur në një pikë fikse dhe skaji tjetër i litarit është i lirë (fig. 2). Shembuj të rrotullave të lëvizshme janë vinçat e ndërtimit, ashensorët modernë dhe disa lloje makinerish për ngritje peshash në palestër. Rrotullat e lëvizshme ofrojnë avantazh mekanik. Avantazh mekanik do të thotë që forca e aplikuar nga sistemi i rrotullës është më e madhe se forca që ushtrojmë ne. Kjo na e bën më të lehtë ngritjen e gjërave të rënda. përshkruan makina të thjeshta, si rrotulla dhe rrafshi i pjerrët, si dhe funksionin e tyre.Figura paraqet një pus, i cili kohë më parë ka shërbyer për mbushjen e ujit kur në banesa nuk kishte sistem ujësjellësi. Shikoni më vëmendje dhe përpiquni të shpjegoni si funksionon ai.AKTIVITETrrotull e lëvizshme, rrotull e palëvizshme, rrotull e kombinuar, çikriku, rrafsh i pjerrët, pyka, vidha.FJALË KYÇE:ngarkesaforcarrota me aks tëfiksuarFig. 1 Sistemi me rrotull të fiksuarFig. 2 Sistemi me rrotull të lëvizshmengarkesaforcarrota me aks tëlëvizshëmNxënësi/ja:78Rrotulla (makaraja) dhe rrafshi i pjerrët 5.6

