Page 81 - Demo
P. 81
Rrota dhe boshti - Çikriku Përbëhet nga një rrotë e madhe, në mes të së cilës është një bosht (fig. 3). Në rrotë është i mbështjellë një litar, i cili gjendet po ashtu në bosht, por në kahun e kundërt. Ngarkesa që do të ngrihet është e varur në skajin e lirë të litarit të boshtit, ndërsa forca aplikohet në fundin e litarit të rrotës. Për çdo rrotullim të plotë, ngarkesa lëviz në një distancë të barabartë me perimetrin e rrotës dhe boshtit.Rrafshi i pjerrëtRrafshi i pjerrët është një sipërfaqe e ngurtë, e pjerrët, mbi të cilën ngarkesat e rënda mund të ngrihen ose ulen në një lartësi ose thellësi të caktuar (fig. 4).Shembull: Nëse një kuti e rëndë duhet të ngarkohet në kamion, është shumë më e lehtë ta shtysh atë mbi një rrafsh të pjerrët, sesa ta ngresh dhe ta peshosh lart. Sa më i pjerrët të jetë rrafshi, aq më e madhe do të jetë forca që nevojitet për ta shtyrë ngarkesën.PykaPyka është kombinim i dy rrafsheve të pjerrëta. Përdoret për të ndarë trupat, të cilët mbahen së bashku, duke përdorur forcë të madhe (fig. 5). Shembuj të makinave të thjeshta të tipit pykë janë thika, sëpata, dalta etj.VidhaVidha është një makinë e thjeshtë dhe duket si një rrafsh i pjerrët, i mbështjellë rreth një shufre me majë të mprehtë. Vidha mund të jetë një copë metalike e mprehtë, e filetuar, e ngjashme me një gozhdë. Ndryshe nga gozhda, vidha ka kanale spirale nga koka deri poshtë te maja. Vidha ngulet në dru apo material tjetër, duke u rrotulluar me kaçavidë. Vidha mundëson që dy pjesë apo objekte të bashkohen mes veti. Disa shembuj të përdorimit të vidhës janë buloni, kapaku i kavanozit, fyti i llambës, kapaku i shishes, rubineti etj. (fig. 6).ngarkesaforcarrotaaksirezistenca lëvizja1. Çfarë është rrafshi i pjerrët?2. Si ndikon pjerrësia e rrafshit te forca që duhet për të shtyrë ngarkesën?3. Përse shërben vidha? Jepni shembuj të zbatimit të vidhës në jetën e përditshme.PROVONI VETENforcaFig. 3 Sistemi me rrotull dhe boshtFig. 4 Bartja e peshave përmes rrafshit të pjerrëtFig. 5 Përdorimi i pykësFig. 6 Shembuj të përdorimit të vidhës79TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

