Page 84 - Demo
P. 84
Fërkimi rrëshqitësKur fillojmë të ecim, ne në fakt e shtyjmë tokën duke ushtruar forcë muskulare. Në reagim ndaj forcës së aplikuar muskulare, kontakti midis këmbës dhe tokës krijon fërkime rrëshqitëse, duke na lejuar të ecim përpara. Ecja është një nga shembujt më të zakonshëm të fërkimit rrëshqitës që ne krijojmë çdo ditë. Shembull tjetër është fërkimi i duarve.Transmetuesit me friksionTe transmetuesit me friksion, transmetimi i lëvizjes bëhet me fërkim. Friksion quajmë çdo lloj lëvizjeje kur dy objekte janë në kontakt me njëri-tjetrin. Le të shikojmë shembullin e mekanizmit me friksion që përdoret te treni (fig. 1).Ndërsa rrëshqitësi lëviz djathtas, shufra lidhëse e shtyn rrotën rreth e rrotull për 180 gradët e para të rrotullimit të rrotës. Kur rrëshqitësi fillon të lëvizë përsëri në tub, shufra lidhëse e tërheq rrotën për ta përfunduar rrotullimin. Njëkohësisht, aty zhvillohet një lëvizje reciproke mes rrëshqitësit dhe rrotës. dallon transmetimin sipas llojit, përmasave dhe pozicionit të rrotave, prej rrotave hyrëse deri tek ato dalëse.Ecja është një nga veprimet më të zakonshme që bëjmë gjatë ditës. A mund të thoni çfarë ndodh gjatë ecjes?AKTIVITETfërkim rrëshqitës, transmetuesit me friksion, transmetuesit me rrip.FJALË KYÇE:Transmetuesit me rripRrotat dhe rripat transferojnë lëvizjen rrotulluese nga njëri bosht te një tjetër. Në thelb, rrotat janë ingranazhe pa dhëmbë që varen mbi forcat e fërkimit të rripave lidhës, zinxhirëve, litarëve ose kabllove për ta transferuar rrotullimin. Ato përbëhen nga: • rrota udhëzuese, • rripi, • rrota e udhëzuar.Rrota udhëzuese lidhet me një motor dhe e transmeton lëvizjen përmes rripit te rrota e udhëzuar, e cila kryen punën e dëshiruar. Nëse të dyja rrotullat kanë të njëjtin diametër, do të rrotullohen me të njëjtën shpejtësi. Megjithatë, nëse njëra rrotull është më e madhe se tjetra, avantazhi mekanik dhe raporti i shpejtësisë janë më të mëdhenj (në fig. 2 dhe 3 tregohen shembuj transmetuesish me rrip).Fig. 1 Transmetuesi me friksionRrotaShufra lidhëseRrëshqitësiNxënësi/ja:82Transmetuesit me friksion (fërkim) dhe transmetuesit me rrip 5.8

