Page 87 - Demo
P. 87
Rregulla bazë:• Nëse rrota e madhe lëviz një rrotë të vogël, shpejtësia rritet.• Nëse një rrotë e vogël lëviz një rrotë të madhe, ndodh e kundërta dhe shpejtësia zvogëlohet.• Nëse rrota udhëzuese dhe rrota e udhëzuar lidhen me një tjetër rrotë të ndërmjetme, atëherë ato do të lëvizin në të njëjtin drejtim (fig. 3).• Çdo rrotë e shtuar mes këtyre dy rrotave, ndryshon drejtimin e lëvizjes në dalje.Transmetuesit me zinxhirShembulli më i thjeshtë i transmetuesve me zinxhir është biçikleta. Ajo drejtohet nga një rrotë e madhe ingranazhi (rrota udhëzuese) me pedale të ngjitura, ndërsa ingranazhet e tjera (të udhëzuara) në pjesën e pasme lëvizin përmes zinxhirit (fig. 4). Ndërsa rrotullohet rrota e pasme, biçikleta lëviz përpara. Ingranazhet e drejtuara nga zinxhirët përdoren në makineri të ndryshme, motoçikleta, në motorët e makinave etj (fig. 5).1. Duke u bazuar në figurën e dhënë, sa rrotullime do të bëjë rrota e udhëzuar?_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.PROVONI VETENDiametri 600 mmDiametri 200 mmRrota e udhëzuarRPM?Motori/ Rrota udhëzuese90 RPMDrejtimet e lëvizjes së ingranazheveShembuj të ndryshëm të transmetuesve me zinxhirFig. 3Fig. 5Fig. 485TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

