Page 88 - Demo
P. 88
Sistemi pneumatikSistemet pneumatike përdorin ajër ose gaz të kompresuar për të kryer punë. Ajri i kompresuar është në gjendje të transmetojë më shumë forcë sesa ajri që nuk është nën presion. Është e rëndësishme të theksohet se sistemet pneumatike mund të funksionojnë vetëm në një sistem të mbyllur, në të cilin ajri ose gazi nuk mund të dalin jashtë, përndryshe nuk do të funksionojnë siç duhet. Ajri në një sistem pneumatik kompresohet me anë të një pompe. Për shembull, kur shtypni dorezën e pompës së biçikletës (fig. 1), ju po e ngjishni ajrin dhe po e shtyni në një hapësirë më të vogël. Sistemet pneumatike përdoren gjerësisht në industri. Sistemet pneumatike përdoren gjithashtu në pompa vakumi, çekiçë pneumatikë (fig. 2), trena, pajisje dentare dhe armë kundërajrore. Si i bën të lëvizin mekanizmat ajri i kompresuar? Pjesët e rëndësishme të sistemeve pneumatike dhe hidraulike janë:• cilindrat, tuba për të thithur ajrin ose lëngun;• pistonat, që ngjeshin ajrin ose shtyjnë lëngun;• valvulat, që ndalojnë ajrin ose lëngun të rrjedhë jashtë. përshkruan përdorimin, funksionimin dhe rëndësinë e pajisjeve hidraulike e pneumatike, si dhe analizon pjesët përbërëse dhe mënyrën e funksionimit të sistemit të thjeshtë.A keni përdorur ndonjëherë pompë për fryrjen e gomave të biçikletës? Si funksionon ajo? AKTIVITETsistem pneumatik, sistem hidraulik.FJALË KYÇE:Ajri i kompresuar përdor një cilindër pneumatik për të krijuar lëvizje. Kur ajri i kompresuar hyn në bazën e një cilindri pneumatik, ai e shtyn pistonin dhe bën që shufra e pistonit të zgjatet (të lëvizë jashtë). Në anën tjetër të pistonit, ajri del në atmosferë. Kur ajri i ngjeshur hyn në fundin e shufrës së një cilindri pneumatik, ai bën që shufra e pistonit të tërhiqet (të lëvizë brenda). Ngritja e objekteve me sistem ajri të kompresuarFig. 2HYRJAAjri i kompresuar futet përmes pompës së dorës apo kompresorit.PROCESIMIValvula drejton ajrin drejt fundit të gypit të cilindrit.DALJAGypi i pistonit zgjatet ose tërhiqet, pra kryhet një punë.Fig. 1 Fryrja e gomës me ajër të kompresuarNxënësi/ja:86Sistemi pneumatik dhe ai hidraulik 5.10

