Page 89 - Demo
P. 89


                                    PËRPARËSITË E PËRDORIMIT TË AJRIT TË KOMPRESUAR:MANGËSITË E PËRDORIMIT TË AJRIT TË KOMPRESUAR:Ajri është pa pagesë dhe i bollshëm.Ajri i kompresuar nuk e ndot mjedisin.Ajri duhet të mbahet i thatë dhe i pastër. Kjo kërkon filtrim të veçantë.Ajri është i lehtë për t’u ngjeshur dhe mund të ruhet në rezervuarë.Meqenëse ajri përdoret në presion të lartë, duhet të ndiqen masat e sigurisë.Sistemet pneumatike mund të ndërlidhen lehtësisht me anë të tubave.Sistemet industriale të ajrit të kompresuar ndonjëherë spërkasin një mjegull të hollë vaji lubrifikues në atmosferë, që ndikon në cilësinë e ajrit.Ajri i shkarkimit mund të kthehet në atmosferë, kështu që nuk nevojitet një linjë kthimi në pompë.Shtresa me ajër të kompresuar nuk ofron forcë shumë të madhe. Në raste të tilla, mund të nevojitet një sistem hidraulik me presion më të lartë.Sistemi hidraulikHidraulika është pjesë e shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë që trajton vetitë mekanike të lëngjeve ose fluideve. Ajo na mëson se si sillen lëngjet kur janë në lëvizje. Ajo gjithashtu ka çuar në krijimin e makinerive të fuqishme që shfrytëzojnë ujin dhe lëngjet për të kryer lloje të ndryshme punësh. Sistemet hidraulike funksionojnë sipas të njëjtit parim, por në vend të ajrit përdoret lëngu, si uji ose vaji, për të transmetuar lëvizjen dhe forcën. Lëngjet janë të pakompresueshme dhe nuk mund të shtypen. Zakonisht lëngu hidraulik është një lloj vaji. Vaji i hollë është më i mirë se uji, sepse nuk ngrin e nuk shkakton ndryshkje dhe i mban pjesët lëvizëse të lyera mirë.Sistemet robotike në fabrika dhe makineritë e mëdha në kantieret e ndërtimit përdorin sisteme hidraulike në formën e buldozerëve, ngarkuesve, ashensorëve të makinave etj. Shembuj të tjerë janë avionët dhe makinat moderne, të cilat përdorin gjithashtu pajisjet hidraulike për funksionimin e frenave dhe mekanizmave të drejtimit. Sistemet hidraulike na mundësojnë që të kryejmë punë të rënda, duke përdorur forcë të vogël në hyrje dhe duke përfituar forcë të madhe në dalje.Fig. 3 Pajisje hidraulike për ngritjen e automjeteve1. Përse shërbejnë sistemet hidraulike dhe ato pneumatike?2. Cili është dallimi ndërmjet pajisjeve hidraulike dhe pneumatike?3. Jepni shembuj të zbatimit të pajisjeve hidraulike dhe pneumatike në jetën e përditshme.PROVONI VETENforca hyrëseforca hyrëseforca dalëse, 10 herë më e madhe87TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93