Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMA 1Materialet dhe përpunimi i tyreNë këtë temë, nxënësit do të njihen me artikujt plastikë, mënyrën se si prodhohen, si dhe mënyrën e përpunimit të materialeve artificiale. Ata do të analizojnë format e përpunimit të materialeve duke përshkruar lëndën e parë, procesin dhe materialin e ri. Nëpërmjet punëve praktike, nxënësit do të jenë në gjendje të dallojnë llojet e materialeve plastike për nga funksioni dhe përdorimi i tyre në jetën e përditshme.Nxënësit do të nxiten të përdorin mjete të thjeshta për përpunimin e materialeve. Gjithashtu, ata do të njihen me mënyrën si klasifikohen mjetet e dorës në bazë të funksionit, profesionit dhe materialit.Për të nxitur kreativitetin e nxënësve, kjo temë është e pasur me aktivitete, përmes së cilave ata do të kryejnë përpunime në forma të ndryshme të objekteve me materiale artificiale dhe të krijojnë modele të ndryshme prej tyre në kabinet. Së fundi, nxënësit do të tregojnë rëndësinë që kanë vetitë dhe zbatimet e materialeve termoplastike. 
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13