Page 91 - Demo
P. 91
Tensioni që ka një celulë është i vogël (1.5 V). Ju mund të hasni bateri me tensione të ndryshme, në varësi të numrit të celulave nga të cilat përbëhen. Në tabelë janë dhënë tensionet e disa lloj baterive që përdoren zakonisht në projektet me qarqe elektrike, si dhe në pajisje të vogla elektronike. Bateritë e ripërtëritshme dhe ato të paripërtëritshmeBateritë që, me kalimin e kohës, e humbin fuqinë nga përdorimi (pasi kimikati nuk kthehet më në formën e tij origjinale), quhen bateri njëpërdorimshe ose të paripërtëritshme (të parikarikueshme). Këto lloje baterish përdoren vetëm një herë, sepse nuk mund të rimbushen (fig. 3).Bateritë e paripërtëritshme janë dy llojesh: bateritë alkaline dhe butonat (në formën e monedhës). Shembuj të baterive të paripërtëritshme janë ato të elektrikut të dorës, telekomandës, orës së murit, pajisjeve të vogla portative, orës së dorës, peshoreve të kuzhinës etj.Disa bateri, pasi zbrazen, mund të mbushen përsëri. Në këto lloj baterish, kimikati që reagon në elektroda për të prodhuar energji elektrike, mund të rindërtohet duke kaluar një rrymë elektrike përmes tij. Këto quhen bateri të rikarikueshme ose të ripërtëritshme. Mund të përdoren në pajisje të ndryshme portative, duke përfshirë telefonat celularë, pajisjet inteligjente dhe shumë pajisje të tjera shtëpiake (fig. 4). Tre tipat kryesorë të baterive të ripërtëritshme janë: • NiCd (nikel-kadmium)• NiMH (nikel-metal hidrid)• Li-ion (litium-jon)1. Çfarë është celula elektrike?2. Çfarë është bateria?3. Shkruani disa përdorime të një celule elektrike.4. Listoni disa pajisje që keni në shtëpi, të cilat funksionojnë me bateri dhe shikoni sa bateri i duhen secilës për të punuar dhe nga sa Volt është secila. Plotësoni tabelën.PajisjaTensioniPROVONI VETENEdhe bateritë e rikarikueshme nuk janë të përjetshme. Me kalimin e kohës, pas shumë rimbushjesh, ato dobësohen dhe nuk funksionojnë më, megjithëse mund të duhen qindra rimbushje përpara se të ndodhë kjo gjë. Fig. 3 Bateri të paripërtëritshmeFig. 3 Bateri të ripërtëritshme89TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

