Page 92 - Demo
P. 92


                                    Energjia elektrike krijohet në forma të ndryshme, gjë që varet nga lloji i burimit që shfrytëzohet (fig. 1). Burimet e energjisë mund të klasifikohen në:• burime të paripërtëritshme; • burime të ripërtëritshme.  dallon burimet e energjisë elektrike që ndotin ambientin dhe ato ekologjike, nëpërmjet realizimit të aktivitete të ndryshme.Të gjithë përdorim energji elektrike për të kryer punë të ndryshme. A mund të thoni, nga vjen energjia elektrike që përdorni në shtëpi dhe në shkollë? Cila është forma e prodhimit të saj? A ndikon ajo në mjedis? Cilat janë burimet e energjisë elektrike?AKTIVITETburime të ripërtëritshme, burime të paripërtëritshme, energjia e gjelbër.FJALË KYÇE:Burimet e paripërtëritshme Deri më sot, energjia e përdorur më së shumti tani është energjia e përftuar nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit natyror:1. Termocentralet elektrike me lëndë djegëse përdorin nxehtësinë e prodhuar nga djegia e karburantit (naftë, qymyr dhe gaz natyror) për vënien në punë të gjeneratorëve.2. Termocentralet bërthamore përdorin reaktorët bërthamorë për të prodhuar nxehtësinë e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike.Lëndët djegëse fosile (p.sh.: qymyri, gazi natyror dhe nafta) jo vetëm që janë të dëmshme për planetin kur digjen çdo ditë për prodhimin e energjisë, por janë gjithashtu edhe burime të paqëndrueshme. Qëndrueshmëria i referohet konceptit që të gjithë njerëzit mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore pafundësisht, pa dëmtuar brezat e ardhshëm. Kjo do të thotë që sasia e burimeve që shfrytëzohen nga njeriu është më e madhe se sasia që krijohet në mënyrë natyrore për një periudhë të caktuar kohe. Po të vazhdohet me këtë ritëm konsumi, një ditë lëndët djegëse fosile do të harxhohen. Energjia e paripërtëritshmeQymyriNaftaNukleare Hidrocentralete mëdhaMbetjet e qytetitGjeotermaleEraBiogazDielliHidrocentralete voglaBiomasaGazinatyrorEnergjia e ripërtëritshmeEnergjia e gjelbërFig. 1 Format e energjisëNxënësi/ja:90Llojet e burimeve të energjisë 5.12
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96