Page 93 - Demo
P. 93
Termocentralet bërthamore përdorin energjinë e çliruar nga ndarja e atomeve të uraniumit për të prodhuar avull, i cili lëviz turbinat për të gjeneruar energji elektrike. Energjia bërthamore konsiderohet një burim energjie relativisht i pastër, por ka shqetësime për aksidentet që mund të ndodhin dhe mbi sigurinë për asgjësimin e mbetjeve bërthamore. Përdorimi i energjisë bërthamore përbën rrezik të madh për jetën, pasi lëndët radioaktive, kur zbërthehen, lëshojnë rrezatim. Ky rrezatim është i dëmshëm për të gjitha qeniet e gjalla, përfshi njerëzit. Për këtë arsye, centralet bërthamore ndërtohen larg zonave të banuara. Edhe mbetjet radioaktive kanë rrezatim dhe janë të dëmshme, prandaj tregohet shumë kujdes për asgjësimin dhe groposjen e tyre. Energjia elektrike në Kosovë mbështetet kryesisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet dhe ky sektor konsiderohet si një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim, por edhe me ndikim shumë të lartë negativ në mjedis. Si lëndë djegëse, termocentralet përdorin qymyrin, i cili në Kosovë gjendet në sasi të mëdha. Pjesa më e madhe e kapaciteteve gjeneruese të Kosovës janë dy termocentralet: Kosova A dhe Kosova B (fig. 2).Burimet e ripërtëritshmeEnergjia e ripërtëritshme quhet ndryshe edhe ”energji e gjelbër”. I referohet energjisë së mbledhur nga burimet e ripërtëritshme që riprodhohen natyrshëm. Shembuj të burimeve të energjisë së ripërtëritshme janë rrezet e diellit, era, uji. Me përdorimin e mjeteve teknologjike, si turbinat e erës (fig. 3), panelet diellore (fig. 4) dhe ujit (fig. 5), ne jemi në gjendje të mbledhim dhe shfrytëzojmë rrezet e diellit, erën dhe ujin për të prodhuar energji elektrike. Ky zhvillim teknologjik ka ndikim pozitiv në mjedis. Energjia e qëndrueshme përfshin çdo burim energjie që nuk shteron dhe mund të përdoret përgjithmonë, si dhe nuk ka nevojë të ripërtërihet. 1. Cilat janë burimet e energjisë elektrike dhe si kategorizohen ato?2. Cilat nga burimet e energjisë e ndotin ambientin dhe cilat jo?3. Cilat janë disa nga burimet e energjisë që përdoren në Kosovë? 4. Jepni shembuj të përdorimit të energjisë së ripërtëritshme në jetën e përditshme.PROVONI VETENEnergjia e qëndrueshme plotëson kërkesën tonë për energji pa asnjë rrezik për mjedisin. Kjo është arsyeja pse energjia e qëndrueshme është përgjigjja më e mirë për nevojat tona për energji. Energjia gjeotermale gjithashtu mund të konsiderohet një burim i qëndrueshëm alternativ, i cili krijon energji të përdorshme nga burimet e brendshme të energjisë së planetit, siç janë gejzerët.Termocentrali “Kosova B”Parku i erës, Bajgorë Panelet solare të “Eko Parkut” në Gjakovë Hidrocentrali i UjmanitFig. 2Fig. 3 Fig. 4 Fig. 591TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

