Page 96 - Demo
P. 96
Të gjitha pajisjet që kemi në shtëpi e marrin energjinë elektrike nëpërmjet prizave dhe telave që ndodhen në mur. Energjia vjen nëpërmjet kabllove nga stacioni elektrik i qytetit te kabina elektrike, më pas në kutinë shpërndarëse që është vendosur në hyrje të banesës, për t’u shpërndarë më pas në gjithë rrjetin elektrik të shtëpisë. Kur vendosim në prizë një pajisje, p.sh. thekësen e bukës (fig. 1), pasi vendosim bukën në të, ulim dorezën. Në këtë rast, me uljen e dorezës ne mbyllim qarkun dhe thekësja merr energjinë e nevojshme që i duhet për të nxehur. Pasi është thekur buka, pajisja stakohet (fiket) automatikisht dhe doreza ngrihet lart. Doreza shërben si çelës elektrik i qarkut të pajisjes. Në foto shikohet dhe një buton rrotullues. A mund të thoni përse shërben ai?Çfarë janë çelësat?Çelësat janë elemente elektrike që shërbejnë për të shkëputur ose lidhur rrugën përçuese në një qark elektrik, duke ndërprerë rrymën elektrike ose duke e lejuar atë të kalojë nga një përcjellës te tjetri. Ndryshe quhen dhe ndërprerës. Përdoren për të ndezur dhe fikur qarqet elektrike, si dhe për të ndërruar rrugën përçuese nga një qark tek një tjetër. Çelësat janë në thelb pajisje binare: janë ose plotësisht të ndezur, (“ON”, fig. 1)) ose plotësisht të fikur (“OFF”, fig. 2)). analizon punën e çelësave gjatë aktivitetit në shkollë.Figura paraqet tipa të ndryshëm çelësash elektrikë. A mund të thoni çfarë janë dhe përse shërbejnë ata?AKTIVITETçelës i hapur,çelës i mbyllur,çelës elektronik,SPST, SPDT.FJALË KYÇE:Nxënësi/ja:Kur çelësi është i hapur (i fikur), ka një shkëputje në qark dhe aty nuk kalon rrymë. Kur çelësi është i mbyllur (i ndezur), qarku është i plotë dhe në të kalon rrymë.Gjendja OFF - kur çelësi nuk është i shtypur, kontaktet janë të hapura, qarku nuk është i lidhur dhe llamba nuk ndizet.Gjendja ON - kur çelësi shtypet, Fig. 2kontaktet bashkohen, qarku mbyllet dhe llamba ndizet.Fig. 1Nxënësi/ja:94Çelësat elektrikë 5.14

