Page 97 - Demo
P. 97
Llojet e çelësaveÇelësat ose ndërprerësit mund të jenë dy llojesh: mekanikë dhe elektronikë.Çelësa mekanikë quhen ndërprerësit që aktivizohen fizikisht, duke lëvizur, shtypur, lëshuar ose prekur kontaktet e tyre.Çelësa elektronikë quhen ndërprerësit që nuk kërkojnë ndonjë kontakt fizik për të kontrolluar një qark. Këta aktivizohen nga veprimi gjysmëpërçues i disa komponentëve elektronikë, si për shembull dioda, transistorët etj.Çelësat mekanikë mund të klasifikohen në bazë të disa faktorëve, siç janë: • mënyra e aktivizimit: çelësat manualë, kufizues dhe procesorë; • numri i kontakteve: çelësat me një kontakt dhe me shumë kontakte; • numri i poleve dhe stakimeve: SPST, DPDT, SPDT, DPST; • funksionimi dhe ndërtimi (buton me shtypje, çelës rrotullues, çelës levë etj.);• gjendja në të cilën ndodhen (çelësat momentalë dhe të mbyllur).çelës me buton me shtypjeçelësa rrëshqitësçelësa DIPçelës me kunj çelës me rrotullimçelës-piston (për shpërthim dinamiti)Çelësat njëpolarëÇelësat njëpolarë kontrollojnë vetëm një qark dhe janë dy llojesh: SPST dhe SPDT.Çelësi (SPST) - Ky çelës ka dy terminale: kontaktin e hyrjes dhe kontaktin e daljes. Kur kontakti i daljes takohet, kemi gjendjen ON të çelësit (llamba ndizet), ndërsa kur kontakti i daljes stakohet, kemi gjendjen OFF të çelësit (llamba fiket). Ky lloj çelësi lidh vetëm një qark. Shembull i një çelësi të tillë është çelësi i zakonshëm i dritës, që përdoret në instalimet elektrike shtëpiake.95TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA

